• |
ide | kryesore

Allegri ndryshon look, në daljen e fundit bardhezi: “I’u them formacionin e ju përshëndes, shihemi në ekrane të tjera”

Sport



“Me ndonjërin do shihemi nesër në ndeshje, përndryshe shihemi së afërmi në ekrane të tjera”. Në vigjilje të sfidës me Sampdoria, Massimiliano Allegri largohet kështu nga salla e shtypit të Allianz Stadium për konferencën e fundit të shtypit si trajner i Juventus. “I’u them formacionin e ju përshëndes – ka shtuar tekniku me një look të ri (kokën e rruar) – Ronaldo duhet të pushojë për Kombëtaren, është e drejtë të luajnë të tjerët “.

Allegri nuk vonohet të japë mesazhin e tij në daljen e fundit si trajner i bardhezinjve: “Jam këtu për tiu përshëndetur e për tiu treguar formacionin e nesërm. Luajnë Pinsoglio në portë, pastaj Caceres, Rugani, Chiellini, De Sciglio, Cuadrado, Emre Can, Bentancur, Pereira, Dybala e Kean. Szczesny ka patur një problem në gju e në javët e ardhshme duhet të kryejë artroskopi. Cristiano Ronaldo nuk do të jetë. Duhet të pushojë për Kombëtaren dhe është e drejtë të luajnë të tjerët. Pjanic është, Matuidi e Bernardeschi janë të skualifikuar, Cancelos i kanë thyer hundën, Mandzukic do të bëhet më i bukur, Alex Sandro është më mirë, por trauma e pësuar i ka shkaktuar shqetësim muskular. Douglas Costa do ta shihni vitin tjetër, sepse nesër është ndeshja e fundit. Spinazzola? Nëse i’a del nuk do të luajë Pereira, por lojtarët këta janë.

“Shkojmë të bëjmë një ndeshje të bukur, duhet ta mbyllim bukur, kundër një skuadra që ka bërë mirë në kampionat. Pastaj do shkojmë në plazh, të marrim pak diell, më thanë të përdor krem mbrojtës përndryshe budallallepsem edhe më shumë se cjam. Krem mbrojtës 50? Është mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *