• |
ide | kryesore

Dy trofe mjaftojnë edhe për një vit: Bayern konfirmon Kovac

Sport



Pas suksesit në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Red Bull Leipzig Bayern Munchen është kthyer me vëmendjen nga Niko Kovac. Në një sezon, jo të zakonshëm në nivel performancash, por të zakonshëm në numër trofesh, bavarezët kanë shprehur vullnetin për të vazhduar me teknikut kroat në pankinë, edhe për sezonin e ardhshëm.

Karl-Heinz Rummenigge ka theksuar për mikrofonët e Fox Sports besimin e plotë të shoqërisë për Kovac: “Sigurisht, Niko mbetet trajneri ynë, kjo gjë nuk është vënë kurrë në diskutim – ka shpjeguar Drejtori Administrativ i Bayern -. Nuk e kemi menduar kurrë ndryshe: në fund, tek Bayern kanë rëndësi të fitohen trofetë dhe tekniku luan një rol kryesor tek kjo”.

Kështu, Niko Kovac, i cili udhëhoqi Bayernin të shtunën drejt triumfit të parë në Kupën e Gjermanisë, DFB-Pokal, që prej vitit 2016, një javë pasi fitoi edhe Bundesligën, do të vazhdojë të ulet në pankinën bavareze. Eleminimi nga Liverpool në Champions nuk e ka rrëzuar besueshmërinë që Bayern ka tek Kovac, që sic duket me suksesin kundër Lejpzig e shpëtoi pankinën e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *