• |
ide | kryesore

Video/ Diaz u dëmtua, Leipzig përfitoi e gati barazoi: Kroos i ikën mendja me Haidara

Sport, Video
Haidara



Real Madrid fiton ndeshjen e parë të 1/8 të Champions League kundër Leipzig falë një goli të mrekullueshëm të Brahim Diaz. Në fund të ndeshjes protagonist ishte edhe Toni Kroos. Gjermani si një kapiten dhe lider i vërtetë i merengues bëri që zëri i tij të dëgjohej. Në Gjermani pritën gjatë për të parë nga afër mesfushorin gjerman, që u dallua edhe njëherë në fushë. Por menjëherë pas golit të Brahim Diaz, në përpjekje për të mbrojtur rezultatin, Kroos ngrit zërin pas një gjesti anti-sportiv të lojtarëve të Leipzig. Konkretisht, gjermani e kishte me Haidara.

Episodi ndodhi rreth dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë. Në një moment të caktuar, Brahim Diaz po udhëhiqte topin në mesfushë. Në përpjekje për të kaluar dy kundërshtarë, ish-playmakeri i Milan u detyrua të ndalonte për shkak të një problemi muskulor, kur ende kishte topin në këmbë. Spanjolli papritmas ndaloi dhe ngriti dorën duke i kërkuar Leipzig të ndalojë lojën. Gjermanët, megjithatë, pavarësisht se i gjithë stadiumi e kishte parë gjestin e Diaz, vazhduan aksionin dhe vetëm falë një mrekullie të Lunin, Real shmangu barazimin. Në fushë ndodhi gjithcka.

REAGIMI NERVOZ I KROSS

Pas pritjes së portierit të Real Madrid, ishte Toni Kroos ai që u nis egërsisht ndaj disa lojtarëve të Leipzig. Njërit në veçanti: Haidara. Ky i fundit u identifikua nga Kroos si autori i aksionit anti-sportiv, duke mos e ndërprerë lojën edhe pse e pa që Brahim Diaz ishte dëmtuar. Në fakt, ishte Haidara ai që dhuroi asistin për sulmuesin e Leipzig, që vetëm falë ndërhyrjes së Lunin nuk ka mundur të shënojë golin e barazimit.

Kjo është arsyeja pse Kroos u tërbua dhe filloi një lloj gjuetie njerëzore. Papritur gjermani vrapoi pas Haidara, i cili buzëqeshi edhe me sarkazëm në fytyrën e gjermanit, që pothuaj e humbi mendjen. Arbitri nuk e paralajmëroi mesfushorin gjerman, përkundrazi tentoi ta qetësojë duke i vendosur duart në gjoks. Ai e kuptoi se Kroos ishte tërbuar nga anti-sportiviteti i kundërshtarëve. Edhe pse për sa i përket rregulloreve arbitri sigurisht që nuk mund ta ndalonte lojën. Kroos konfirmon veten si lider i padiskutueshëm i një Real Madrid që ka ende nevojë për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *