• |
ide | kryesore

Champions, Ancelotti i tmerruar nga arbitrat: “Massa? Nuk do të doja të mendoja për të pas ndeshjes”

Sport, Video
Ancelotti



I freskët nga suksesi 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Leipzig dhe rasti i bujshëm në Valencia, me fundin e ndeshjes të fishkëllyer vetëm një moment para golit të fitores, Carlo Ancelotti zhytet sërish në Champions League me makthin e arbitrave. Një makth të cilin me mençuri e lë mënjanë edhe kur e pyesin për emërimin e italianit Massa për ndeshjen e mbrëmjes: “Qetësohuni, nuk më pëlqen të mendoj për arbitrin para ndeshjes – shpjegoi ai -. E aq më pak pas saj”.

Nën presionin e gazetarëve, trajneri i Los Blancos nuk mundi t’i shmangej kthimit të polemikave të shpërthyera gjatë fundjavës për shkak të mos akordimit të golit që do ta bënte rezultatin 3-2. Bellingham, për më tepër u përjashtua edhe për protesta, në ndeshjen nervoze kundër Valencias. “Nuk kam nevojë të flas me të – shtoi Ancelotti -. Ai është një lojtar që përpiqet të japë gjithçka në fushë. Përjashtimi u shkaktua nga zhgënjimi, por ai nuk ofendoi askënd”.

Lexo më tejChampions/ Real Madrid, nervat e Valencias përplasen mbi Leizpig: Guardiola mendon për Liverpool

Më pas për ndeshjen kundër Leipzig, që do të përcaktojë kualifikimin për në çerekfinale: “Ne duhet të nxjerrim versionin më të mirë prej nesh, gara nuk ka mbaruar – shpjegoi Ancelotti –. Është një mundësi e rëndësishme për të vazhduar në një kompeticion që është i veçantë për ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *