• |
ide | kryesore

Alban dhe Miriam, gati për dasëm të dytë

Paparazzi, Slider



Albani dhe Miriami u martuan në 7 maj të këtij viti, në Maldive pa i thënë askujt dhe me prezencën e vajzës së tyre Ameli.

Menjëherë pas postimit të fotografive dhe të dedikimit plot dashuri (lexo këtu) vërshuan urimet nga miqtë dhe fansat.

Në morinë e komenteve menjëherë na ra në sy ai i Renis Gjokës. Këngëtari pasi i uron çiftit martesën, pyet se kur do të kenë mundësi që të festojnë.

“Urime! Kur do e djegim?,- pyet Renisi.

“Shumë shpejt”,- është përgjigjur Albani duke na lënë të kuptojmë se mesa duket do të ketë një dasmë të dytë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *