• |
ide | kryesore

Berlusconi rikthehet në moshën 82-vjeçare në PE

Arkiva



Pesë vjet pas largimit të tij nga parlamenti italian, në nëntor 2013, Silvio Berlusconi kthehet parlamentar në Bruksel. Ish-kryeministri italian, është rikthyer në politikë në moshën 82-vjeçare duke arritur të hyjë në Parlamentin Europian për herë të tretë.

Futja e Berlusconit në PE vjen pas rikthimit të së drejtës në dhjetor të 2018-ës nga gjykata italiane, e cila më herët ia kishte ndaluar. Ai ishte në krye të listës në të gjitha zonat, përveç qendrës, ku ishte Tajani. Forza Italia ka marrë 10 për qind të votave.

“Ne jemi ende të domosdoshëm, pa Forza Italia qendra e djathtë humbet… Ne jemi e vetmja forcë e moderuar e një koalicioni fitues, banka e vetme kundër populizmit anti-evropian. Më shumë se kaq nuk mund të bëhej, dhashë më të mirën”, ishin fjalitë e para të Silvio Berlusconit.
“Nuk ka alternativë për qendrën e djathtë të bashkuar”, përsërit Berlusconi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *