• |
ide | kryesore

Komisioni Europian për aksionin në veri të Kosovës: Të jetë në përputhje me ligjin

Lajme, Planet



Komisioni Europian ka reaguar pas tensioneve që shkaktoi aksioni policor në veri të Kosovës, duke u bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit zyrtar për vetëpërmbajtje. Në një dalje publike për mediat, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të Bashkimit Evropian, Maja Koçijançiç, është shprehur se operacioni në Mitrovicë, i përqendruar tek një grup individësh të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale dhe për pjesëmarrjen në rrjete të krimit të organizuar, duhet të bëhet në mënyrë ligjore.

“Jam në kontakt me lidershipin në Prishtinë dhe Beograd, prej të cilëve kam kërkuar përmbajtje maksimale. Sundimi i ligjit, duke përfshirë edhe prezumimin e pafajësisë, janë objektiva të cilat BE-ja i përkrah fuqishëm.”- u shpreh Koçijançiç. Në deklaratën e KE-së, vihet theksi tek forcimi i bashkëpunimit policor dhe gjyqësor, në përputhje me marrëveshjet e Brukselit në tërësi. “Operacionet policore duhet të sjellin besim në sundimin e ligjit te të gjitha komunitetet. Operacione të tilla duhet të forcojnë e jo të dobësojnë përpjekjet për normalizim.”- vërejti zëdhënesja e Zv.presidentes së KE-së, Federica Mogherini-t.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *