• |
ide | kryesore

Beleri në burg/ Zyrtari grek i KE-së letër komisionerit Varhely: Pasoja për Shqipërinë

Lajme, Të fundit
"Beleri", Kathimerini: Greqia mund të bllokojë ndihmat për Shqipërinë



Nënkryetari i Komisionit Europian për Promovimin e Mënyrës Europiane të Jetesës, Margaritis Schoinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ku kërkon trajtim të ashpër të Shqipërisë në lidhje me çështjen Beleri.

Konkretisht, Schoinas thekson se Shqipëria, një vend që synon integrimin në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën. Ndër të tjera, në letër thuhet se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësim (intimidim) i votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Schoinas thekson se trajtimi i Belerit nga autoritetet shqiptare përbën shkelje të prezumimit të pafajësisë dhe pengesë të një përfaqësuesi të zgjedhur në mënyrë demokratike, i cili është anëtar i minoritetit etnik grek të Shqipërisë. Schoinas thekson se përderisa çështja lidhet me rezolutën e BE të 2022 për Shqipërinë, në lidhje me pronat e minoritarëve etnikë grekë, nuk është e mjaftueshme vetëm të ndiqen zhvillimet, por se duhen marrë masa aktive.



2 Comments

  1. Me sa duket Arben Ahmetajt nuk i mbarojnë kusuret vetëm me drejtësinë. Tani ka përsipër dhe një rrezik të ri. Është “përpjekja” e Sali Berishës për ta mbrojtur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj se mos e “vrasin”.

    Pak a shumë po ndjek strategjinë që ka ndjekur me vrasjet e 21 janarit. Sapo drejtësia nisi punën të hetonte vrasjet, ai ngriti një Komision Hetimor kundër drejtësisë,beni ruaju grupit kriminal te Lumneshit punon per salihun,tani jane ne Londer

  2. flet dhe ky Vorrhylja, amon se na hapet barkut

    globalistet e EU-se bojne sikur i bertasin globalistit te ballkanit

    kta qe lejun kanabizimin e shqiprise per vite me rradhe,
    fiken radaret dhe bllokuan gjithe policite e vendeve perkatese me punu

    kta qe mbyllen syte nga trafiku i papare

    mbyllen syte nga pastrimi i parave i mafieve boterore ne ndertimet ne tirane

    kta kushedi sa $$$$$$$ kane bo vete ne kte lavatrice qurranjose

    folin edhe per ligj dhe kushtetuta

    na cate trapin, s’jena mo naivet e viteve 1990

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *