• |
ide | kryesore

Konfirmohet skema me të cilën Reja do të sfidojë Islandën

F1, Sport



Përgatitja e ndeshjes me Islandën, e para nën drejtimin e teknikut Edy Reja është futur tashmë në fazën konceptuale. Dilemat për mënyrën se si do të përballet Shqipëria e Rejas duket se kanë marrë fund, e zbuluar nga kuqezinjtë në konferencën për shtyp. Armando Sadiku e Ardian Ismajli nuk kanë hezituar të pranojnë se do të luhet me tre mbrojtës, madje janë të ekzaltuar nga një ndryshim, që duket se e aprovojnë pa problem…

“Kemi punuar në stërvitje skemën që do të praktikojmë me Islandën. Do të jetë 3-5-2. Duket që i pëlqen të jetë në fushë dhe të jap këshilla. Kjo është pozitive për ne, pasi merr edhe këshilla nga ne”, ka pranuar Sadiku.

Në të njëjtën linjë është edhe qendrëmbrojtësi, një nga ata që duhet të adaptohen me mentalitetin e ri të trajnerit. Nuk është problem për kosovarin, që është impenjuar në këtë system loje edhe me Hajduk. “Për mua nuk ka problem mund të luaj dhe me tre mbrojtësa. E kam bërë këtë me Kosovën, por edhe me Hajduk, nuk është një rol që nuk e njoh”.

Islanda është një kundërshtar solid, një nga kandidatët për të kualifikuar në Euro 2020, por megjithatë performancat e fundit të tyre janë larg nga ato impresionuese të 4 viteve më parë. Ndoshta e njëjta gjë vlen edhe për kuqezinjtë, por kjo nuk i pengon që me entuziazmin e krijuar nga ardhja e Rejas të mendojnë për pikë… “Unë kam luajtur vetëm një ndeshje ndaj Islandës, ata luajnë shumë mirë në ajër – theksoi Sadiku -. Ata janë një ekip me eksperiencë dhe rezultatet e tyre i thonë të gjitha, duhet t’i harrojmë dy ndeshjet e para.”

“Unë besoj se nëse marrin tre pikë me Islandën ka shumë gjasa të kualifikohemi. Mund të mundim dhe Moldavinë dhe kemi gjasa për kualifikim. Ata nuk janë më skuadra e dikurshme, ndaj mendoj se janë të kalueshëm” përfundoi mbrojtësi.

23 lojtarët e seleksionuar nga Reja do të vazhdojnë përgatitjet në Tropikal deri në 2 qershor, kur skuadra do të niset drejt Frankfurtit për një minifazë përgatitore, përpara transfertës në Rekjavik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *