• |
ide | kryesore

Zgjedhjet e parakohshme në Greqi, qeveria vendos shtyrjen e datës

Planet



Qeveria greke ka vendosur shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parashikuara të mbaheshin më datë 30 qershor. Vendimi u bë i ditur nga zëdhënësi i ekzekutivit, Dimitris Tzannakopoulos, i cili shpjegoi se zhvendosja e datës së zgjedhjeve për në 7 korrik, u bë me qëllim që të mos pengohet zhvillimi i zakonshëm i provimeve të pranimit në universitet.

Kjo lëvizje e kryeministrit grek Alexis Tsipras, erdhi pas rezultatit zhgënjyes për SYRIZA-N, e cila arriti të fitojë vetëm 23.94 % të votave, përkundër partisë më të madhe opozitare, Demokracia e Re, që kryeson me 33.28 % të përkrahjes së elektoratit.

Pas publikimit të rezultateve paraprake të votimeve, Tsipras njoftoi se do t’i kërkonte presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos, që të shpërndante parlamentin menjëherë pas raundit të dytë të lokaleve që u mbajtën në Greqi paralelisht me zgjedhjet për Parlamentin Europian. “Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i japin të drejtë opozitës që të vë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë.”- u shpreh Tsipras.

Ndërkohë, kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar krahas zgjedhjeve të parakohshme, dorëheqjen e kreut të qeverisë. Në këto zgjedhje, ekstremistët e djathtë të “Agimi i Artë”, kanë humbur pothuajse gjysmën e mbështetësve, duke marrë vetëm 4.8% të votave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *