• |
ide | kryesore

Tenderi i çmendur/ “Koncesioni Milot-Balldren, skemë piramidale dhe mafioze”

Lajme, Të fundit



Kryeredaktorja e Revistës “Monitor”, Ornela Liperi, ka folur në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 për koncesionin e ndërtimit të autostradës “Milot-Balldre” kostot e fryra të saj dhe pamundësinë financiare te kompanisë fituese për ta realizuar këtë projekt. Liperi thotë se kemi të bëjmë me një “skemë mafioze”.

“Për garën ka pasur një garë formale. Në tetor është shpallur tenderi dhe tenderi i parë ishte në vlerën 161 mln euro. Pas shpalljes së tenderit të parë ke pasur një rinegociim pa garë. Një praktikë që nuk ndodh në Shqipëri, që nuk është e mbështetur në asnjë lloj ligji.

Në mënyrë të papritur, kur doli kontrata, u pa që ishte rritur 213 milionë euro sepse aty thuhej se ishte rinegociuar për interesat dhe mbi kapitalin 140 mln euro do paguhet 5% interes. Ky është elementi i parë që këtu nuk ka pasur asnjë lloj gare, asnjë lloj transparence. Duhet ta shohin organet nëse është e ligjshme apo jo.

Elementi i dytë tek mënyra e financimit, unë shoh dy gjëra, një skemë piramidale dhe një skemë tjetër mafioze. Në qoftë se do flasim për skemën piramidale e kompanisë, është shumë e qartë që kompania nuk ka para. Pasuaria e kompanisë, duke përfshirë kapitalin, nëse shet çdo gjë, është diku tek 16 milionë euro. Kompania do marrë kredi, që jepet me garanci shtetërore, se asnjë bankë nuk i jep kredi kësaj kompanie.

Në dy vitet e para, kompania do punojë me para që nuk i ka të vetat. Kredia po merret në emër të shtetit, është sikur ta ketë marrë shteti, por po e merr me 5.5%. Skema tjetër mafioze, është që futen furnitorët dhe është e qartë që këta persona do të marrin për 13 vjet pesëfishin e investimit, që është një investim goxha i mirë”, – shpjegoi Liperi.



2 Comments

  1. shkon ed skifteri ne itali dhe takon kryetarin e bashkis i cili poi tregon cfare punesh eshte duke bere,i thote e shekon kete uren,po i thote qy,kjo ishte per tu bere me 4 korsi por e bera me 2.paske kursy i thote ed gerdalla,jo ithote ai i futa ne xhep. Ikthen viziten ky taljani dhe ed palla e con ke bregu lumit dhe i thote e shikon kete uren,nuk po shof ure fare e pra se ka shku ke abi bank ura e more vesh miku im(soreca)

  2. Jam plotesisht i bindur qe eshte rruge me vjedhje te tipit banditizem. Kam nje pyetje a mund te me thote kush se perse duhet kjo rruge, gjithashtu dhe rruga Orikum -Dukat?. Ka ndonje studim fizaliteti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *