• |
ide | kryesore

PD: Qeveria po vjedh me tendera sekretë duke u fshehur nga pandemia

Lajme, Të fundit



“Denoncimet e opozitës se qeveria po vjedh me tendera të klasifikuara sekret nuk kanë mbaruar. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, paralajmëroi zbulimin e një tjetër skandali gjatë një bisede në Euronews Albania.

“Ajo që kemi kërkuar gjatë kësaj periudhe është që qeveria të bëjë transparencë, në të kundërtën e kërkesës tonë, qeveria ka vendosur që çdo tender publik të realizuar për çështje që lidhen me pandeminë, ka vendosur t’i klasifikojë si sekret shtetëror dhe të mos bëjë publik as të oferta, as të çmimet dhe as kontratat e lidhura. Do të këtë padi në SPAK për çdo parregullsi që ne kemi denoncuar.

Dua të konfirmoj gjithashtu se denoncimet tona nuk kanë përfunduar. Në ditët në vijim do të njiheni me fakte tronditëse, se si qeveria po e përdor këtë pandemi për të vjedhur shqiptarët. Nga njëra anë u thotë qytetarëve se nuk ka buxhet për të ndihmuar biznesin apo familjet në nevojë, ndërkohë që nga ana tjetër me procedura korruptive të prokurimeve publike është duke zhvatur buxhetin e shtetit edhe në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar” – tha zoti Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD tregoi përmes tenderave sekrete, qeveria rrit artificialisht çmimet për pajisjet e blera.

“Ajo që kemi denoncuar dhe që është shqetësim jo vetëm për PD, por për çdo qytetar shqiptar ka të bëjë me mënyrën se si po bëhen këto procedura tenderimi. Ministria e Shëndetësisë, e Mbrojtjes apo e Drejtësisë, nuk ka rëndësi, sepse kanë ndjekur të njëjtin proces përzgjedhje, paracaktojnë një kompani paraprakisht, rrisin artificialisht çmimet produkteve dhe më pas shpallin këtë kompani të paracaktuar fituese.

Po marr një shembull. Kanë blerë rreth 200 mijë maska. E njëjta maskë që në farmaci shitet me 4 mijë lekë, është blerë nga qeveria me dyfishin e çmimit. Kjo është vjedhje”– theksoi Gazment Bardhi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD iu përgjigj edhe interesit se ku i gjen opozita të tilla të dhëna të klasifikuara si sekret.

“Nga zyrtarë shtetërorë të përgjegjshëm brenda ministrive. Sepse në ministri apo institucione ka nëpunës që nuk i nënshtrohen vullnetit për të vjedhur qytetarët shqiptarë. Ka zyrtarë të përgjegjshëm që përcjellin tek opozita dokumentacionin e këtyre procedurave, të cilat qeveria, për te mbuluar vjedhjen i ka klasifikuar si sekrete.

Ne jemi në krye të detyrës për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për të bërë transparencën e nevojshme, që u ka munguar qytetarëve”– u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.



5 Comments

  1. Po c’kusur kemi ne shqiptaret, pak se jemi te varfer, te karantinuar, po te mos shohim dot as porno ne internet?E ka thene salihu ne fcb dhe per Geit e pd si ty o gaz

    1. o Baxhelle mavi qe poston nje koment ne cdo artikull pa pike lidhje. 240 tendera sekret per keto 7 vjet jane VJEDHJE o trap, qe do te thote ti kane futur duart ne xhep edhe ty si gjithe shqiptareve. Kjo te te shqetesoje. Me vjen keq per ty se po punon (komenton) ne mesnate , po punon overtime, po nuk ta shtojne tagjine se ti ” vullnetar” i ERTV.

  2. Eshte mbushur prokuroria me denoncime, fakte, shuma, me emera te pervetshem, me institucione qe kane abuzuar e vjedhur me tendera, shpenzime, mashtrime , abuzime, e ku ta zeshe me pare. por kujt po ua thua? A e kuptoni o njerez se ne c,shtet abuzues qe jemi, a e kuptoni se sa ka futur hundet ky mafioz ne institucionet per ti patur te varura, a e kuptoni se si ka vepruar me ligje e parlament per ti marre fuqite vetem ky psikopat, por a e kuptoni se sa servile, sherbyes, ofiqare, oligarke, batakcinj ka doravitur ky mashtruesKM, Prandaj hiqet kapadai shume caraci se mbahet nga patericat servile e batakcinjte e kohes qe i rrine pas by,,,eNese jemi edhe te sinqerte duhet ti besojme denoncimeve, ti denojme bashkarisht pa drejtesite, e te mos merremi ky, apo ai, qe kete metode duan percaresit e mendimit opozitar, e njerezve te ndereshem. Keta qe do vije dita e gjykimit do vije, por jo me kete prokurori, e gjykate te blere e te shitur tek idioti.

  3. Ja dhe dy geit e pd qe komentojne ketu larte si njeri me J dhe xixa ju ka urdheruar stalini te punoni naten o kurva te kuqe te kthyera ne blu,ku ishit ju kuckat kur vjedhja me nje dore e salihut e lulushit 250 milion euro rr kombit me dokumenta dhe i shpetoj burgut me rraport nga drejtesia salih,ku ishit ju kuckat e kuqe kur u dogji nje fshat i tere per te fituar salihu dhe peshkaqeni zen mbi 300 milion dollare u be dhe film,ku ishit ju kuckat J e xixa kur salihu dha per tete vjet 386 koncesione vleren bejani vete o kuckat e Kuqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *