• |
ide | kryesore

Liverpool, Klopp: “Kam humbur 6 finale, sikur t’a dija motivin…”

Sport



Liverpool e Tottenham janë në Madrid gati të luajnë finalen e Champions League. Dy precedentët sezonalë i buzëqeshin Reds, por në futboll e kaluara nuk ka rëndësi dhe këtë e di mirë Jurgen Klopp: “Kam humbur gjashtë finale në karrierë, nëse do e dija motivin do të ishte një problem për të gjithë kundërshtarët e mi – ka bërë shaka tekniku i Liverpool -. E kaluara nuk ka fare rëndësi, në sezon e kemi mundur dy herë Tottenham, por këtu do të jetë ndryshe”.

Parashikimet janë për Liverpool, si e tregon qartë edhe renditja e Premier League që ka parë Reds të Klopp ta mbyllin 26 pikë para Spurs të Pochettino, duke i mundur dy herë në dy në kampionat (gjithnjë 2-1). Finalja e Champions League është një tjetër histori, ambjenti, emocioni e mund të ndodhë gjithcka e Tottenham, në ecurinë drejt Ëanda Metropolitano, e ka treguar plotësisht duke kaluar në Manchester e Amsterdam. Për më tepër raporti i Klopp me finalet është për tu harruar, gjashtë humbje: “Është vështirë të kesh një favorit në këtë ndeshje, sigurisht do të më pëlqente të përsërisja performancën që bëmë kundër Barcellona. Tottenham është i fortë e ka kualitet, do të varet nga shumë gjëra e edhe nga klima duke qenë se është shumë vapë. Penalltitë janë një mundësi”.

Liverpool kthehet në finale pas humbjes kundër Real Madrid në sezonin e kaluar: “Vitin e kaluar kam mësuar se edhe një rovjeshatë nga 18 metra mund të jetë një gol – ka kujtuar ai duke iu referuar golit të Bale -. Fat? Nëse punon mirë e ke nga ana jote, por sidoqoftë nuk mendoj se kam një karrierë të pafat. Nëse do isha egocentrik do e konsideroja veten humbës, por e mendoj veten një person shumë normal. Jemi këtu për të fituar dhe kjo është e qartë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *