• |
ide | kryesore

Rama shtron iftar, por thumbon Bashën duke cituar Kuranin: Pushtetet ndërrohen, por…

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka shtruar këtë të premte një darkë iftari me përfaqësues të komuniteteve fetare dhe përfaqësuesit e selive diplomatike në Shqipëri. Në një fjalë të mbushur me citate nga Kurani, ai nuk ka lënë pa thumbuar edhe kundërshtarët politike.

“Kurani nuk i përjashton kundërshtarët, i nënkupton si pjesë e jetës, por thotë luftoni kundërshtarët, por pa dalë nga shtegu i Zotit dhe mos u bëni faqezinj dhe bukëshkalë se Zoti nuk i do bukëshkalët. Lufto vetëm në shtegun e Zotit dhe përgjegjës je për vetën tënde dhe sjelljen tënde.

Dhe shtegu u Zotit për ata që s’besojnë është ai i arsyet. Zoti të ndihmon për këdo që për shtegun e arsyes kërkon ndihmë dhe i ndriçon arsyen dhe kujtdo që i drejtohet pa i diktuar se çfarë duhet të besojë dhe kë duhet të besojë”, – tha Rama.

Një tjetër mesazh dërguar kundërshtarit politik ishte që ai të dëgjojë zërin e arsyes pasi sipas tij pushtetet ndërrohen.

“Në fund fare dua t’ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj. Në këtë sofër tradicionale për ne, që e shtrojmë këtu sepse organizatorët që më ndihmojnë kishin parë në iphone që do bjerë shi, unë i thash që shi nuk ka. Unë i thash që shi nuk ka, por dëgjuan iphonin dhe shi nuk ra.

Qielli është i hapur, por pak rëndësi ka edhe atje edhe këtu jemi të rrethuar nga mure që rrezatojnë histori pushtetesh dhe që na mësojnë nëse kemi vesh të dëgjojmë që pushtetet ndërrohen, por shtegu i arsyet mbetet dhe kush prej tij devijon, humb pushtetin mbi vetveten.

Qoftë dhe kjo banesë meditimi sot e kthyer në të tillë për shkak të sofrës së Iftarit një shëmbëlltyre dhe paqe dhe dasht Zoti edhe më gjerë” – tha Rama.



12 Comments

  1. S’e dime me kë ekip eshte ne finalen CHL ky mut….. qe t’i luajme ndonje bast kunder!
    ….meqe i ka hequr fare bastet nga qarkullimi, po fare.

  2. ky edhe iftarin e ben mut ,sepse ka at hogjen e tiranes mut qe i lepihet se bashku me erionka velin ende si rama qenefit negjmije.mut kryeminiater,mut hogj mut erionk velija per nji thas kokain kan shitur byth ,goj e robt tek shpia.

  3. Asgje nuk ke cituar nga kurani o zullumqar. Zoti ja ve Kur’anin ne dore atij qe Zotit i friksohet etj etj. Po ty? Hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *