• |
ide | kryesore

Zgjedhjet lokale në Greqi, zgjidhet kryebashkiaku i ri i Athinës

Planet



Partia “Demokracia e Re” ka fituar bindshëm në zgjedhjet europiane të fundmajit, si edhe në garën e lokaleve në Greqi. Kandidati i liberal-konservatoreve, Kostas Bakojanis, është zgjedhur si kryebashkiaku i ri i Athinës.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtur ditën e djeshme, partia e kryesurar nga Qirjakos Micotakis, arriti të fitojë postet e 12 nga 13 të guvernatorë rajonalë në total,  si edhe përqindjen më të lartë të Bashkive dhe të komunave lokale.

Rezultati zhgënjyes i partisë qeverisëse “SYRIZA” , e cila mblodhi vetëm 23.94 %, përkundër “Demokracia e Re” që kryesoi me 33.28 % të përkrahjes së elektoratit, detyroi kryeministrin Aleksis Tsipras të shpallë zgjedhje të parakohshme, që do të zhvillohen më 7 korrik. Ditën e nesërme, Tsipras pritet të paraqitet para presidentit Prokopis Pavlopulos, për t’i kërkuar  shpërndarjen e Parlamentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *