• |
ide | kryesore

Miley Cyrus reagon pas abuzimit nga fansi (FOTO)

Paparazzi, Slider



Miley Cyrus u bë virale në rrjete sociale pasi u puth me zor nga një fans në Barcelonë.

Kudo qarkullojnë komente se ajo e meritoi duke gjykuar mënyrën si ishte veshur. Ajo nuk reagoi dje për këtë veprim, por sot duket se është frymëzuar për tu kthyer përgjigje të gjithëve. E zhveshur topless, ajo ka promovuar bashkëpunimin e saj me Marc Jacobs për linjën “Don’t fuck with my freedom”.

Ky tekst është pjesë e këngës së saj ” Mother’s Daughter”, me të cilën i ka kthyer përgjigje të gjithëve. Ndërsa me postimet në Instagram ku një moderatore citon komentet e ndjekësve, Miley shkruajti:

“Ajo mund të ketë veshur cfarë dëshiron. Ajo mund të jetë e virgjër. Ajo mund të jetë duke fjetur me 5 meshkuj të ndryshëm. Ajo mund të jetë me bashkëshortin e saj. Ajo mund të jetë me të dashurën e saj. Ajo mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk mund të kapët me zor pa dëshirën e saj.” Kujtojmë se Miley Cyrus dhe bashkëshorti i saj Liam Hemsworth ishin duke dalë nga hoteli në Barcelonë kur u rrethuan nga fansat. 26-vjeçarja po ecte pranë partnerit duke u munduar që të shmangë turmën kur u puth me zor nga fansi.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *