• |
ide | kryesore

Premiera e filmit Barbie, mer kritika të shumta Dua Lipa

F1, Paparazzi
Dua Lipa



Sipas një eksperti të modës, këngëtarja duket se është pak e “humbur” kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saj të stilit – veçanërisht për pamjen pothuajse nudo që ka zgjedhur për premierën e Barbie.

Me filmin Barbie që dominon në arkë, Dua Lipa – e cila shfaqet në film dhe gjithashtu në kolonën zanore – është kudo.

Ajo ka luajtur me temën e Barbie në Instagram, duke ndarë një foto të 3 gushtit me një mini rozë metalike me mbishkrimin: “Gjithçka që bëj është plazhi”.

27-vjeçarja e kanalizoi karakterin e saj si Mermaid Barbie në një foto tjetër më 30 korrik, duke u shtrirë në një breg shkëmbor me një fustan të kuq të tejdukshëm.

Stilistja e famshme Tavia Sharp tha për The US Sun se Dua Lipa definitivisht e ka “shtyrë limitin” së fundmi.

“Stili i saj me të vërtetë është bërë më i hapur për lëkurën, i ngushtë ndaj lëkurës dhe ajo po tregon trupin e saj”, tha ajo.

Stilistja shtoi: “Audienca e saj janë vajza të reja, ndaj nuk duhet të shkonte kaq larg duke u treguar ekstravagante”

“Ajo dëshiron të dallohet, të jetë ndryshe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *