• |
ide | kryesore

FOTO/ Gafa e Gent Cakajt me gazetarët pas takimit me homologun holandez

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka rënë sërish pre e një incidenti me gazetarët pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok. Në grupin e WËhatsApp të gazetarëve ku shpërndahen njoftimet e Ministrisë së Jashtme u publikua njoftimi pas takimit të dy ministrave. I pakujdesshëm, Cakaj pyeti në grup “nëse kishte një foto më të mirë të shtrëngimit të duarve”.

“A kom handshake më të mirë?” – shkroi vetë ministri në grup duke lënë të kuptohet se ishte i pakënaqur me fotot e shpërndara nga zyra e shtypit. Ministri e ka kuptuar gabimin, por u deshën vetëm pak sekonda që të nisnin komentet nga gazetarët. Fillimisht e ndërroi emrin e grupit në WhatsApp nga “MEPJ MEDIA” në “STOP” dhe vetë iku nga grupi. I zënë ngushtë nga gafa e dytë e ministrit, ka ndërhyrë një nga zëdhënëset që e ka mbyllur grupin për komentet. ©LAPSI.al

cakaj1 cakaj3 copy

111



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *