• |
ide | kryesore

“Friends” drejt ribashkimit, Jennifer Aniston jep lajmin për fansat

Paparazzi, Slider



Kanë kaluar rreth 15 vite qëkur seriali i njohur “Friends” përfundoi dhe gjithnjë fansat e tij kanë kërkuar ose një sezon të ri ose një film.

E pyetur rreth një rikthimi të mundshëm të serialit aktorja Jennifer Aniston, e njohur për rolin e “Rachel” u shpreh se kishte folur me kolegët e saj dhe ata ishin dakord për një ribashkim.

Ajo vijoi gjatë intervistës së saj për Ellen DeGeneres se gjithnjë ka qenë pro një ribashkimi dhe mesa duket tashmë të gjithë janë dakord.

‘Vajzat duan të bëjnë një gjë të tillë, po ashtu edhe djemtë jam e bindur. Çdo gjë mund të ndodhë,’-u shpreh Aniston.

Sipas mediave të huaja ky bashkim nuk është dukur i lehtë pasi aktorët nuk kanë qenë asnjëherë në një mendje si tani për të rikthyer serialin ose një film dedikuar atij. Për të gjithë fansat e ‘Friends” ky ishte padyshim lajmi i shumëpritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *