• |
ide | kryesore

Tare zgjedhja e Maldinit: ja pse Milan ka nevojë për një Drejtor Sportiv si shqiptari

F1, Sport



Për Milan kjo verë duket se është e favorshme: Maldini pranon të jetë gur themeli i rindërtimit, Marco Giampaolo i thotë po pankinës kuqezi, rikthimi prej “politikani” i Zorro Boban duhet marrë si një sinjal pozitiv, madje në këtë këndvështrim edhe mungesa e vendimit të Uefa për të ardhmen europiane të klubit, duhet parë si favor.

Një seri lëvizjesh shumë të rëndësishme, ku mungon pjesa kryesore, ndoshta më urgjente: ajo e emrit të drejtorit sportiv. Maldini ka lënë të kuptohet se i ka idetë e qarta, në pritje të një figure kompetente dhe eksperte në krah tij, si ajo e Igli Tare, ish-qendërsulmuesi shqiptar me të cilin ish-kapiteni ka dueluar shumë herë në fushë, por që tani është nga ata Drejtorë Sportivë që përcaktohet me një fjalë, “plusvalenca”.

Tare ka të gjithë potencialin që kërkojnë në Milano, madje edhe një rrjet të gjërë kontaktesh nëpër botë, pa llogaritur një fakt që është shumë domethënës: ia ka dalë për kaq kohë të punojë me Claudio Lotito, duke I sjellë në tryezë si rezultate ekonomike ashtu edhe sportive. E kjo nuk është fare e thjeshtë. Delikate është cështja nëse presidenti lacial do të lejojë të largohet njeriun e tij të besuar. Do të ishte vërtetë zgjedhja më e rëndësishme e verës, shumë më tepër se trajneri në fakt, për një klub që misionin urgjent e ka të arkëtojë, për të ndërtuar pasurinë që do ti lejojë të punojë me qetësi, duke i dhënë një mesazh të fortë edhe Nyon. Shitja e Donnarumma për shumë milionë është e thjeshtë, ndërsa ajo e atyre që nuk janë më në qendër të projektit Milan, kërkon një si Tare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *