• |
ide | kryesore

Kthehet në serial filmi “The Da Vinci Code”

Paparazzi, Slider



“NBC”-ja po bashkëpunon me skenaristin e “Dexter” dhe “The Blacklist”, Daniel Cerone, për realizimin e “Langdon”, seriali dramatik që i paraprin në ngjarje “The Da Vinci Code”, me protagonist të riun Robert Langdon, personazhi i krijuar nga pena e Dan Brown.

Bazuar në “The Lost Symbol”, romani i tretë i serisë letrare të Brown përqendruar te profesori i historisë së artit Robert Langdon, që kronologjikisht është ambientuar pas “The Da Vinci Code”, “Langdon” do të ketë versionin më të ri të personazhit të interpretuar nga Tom Hanks.

Profesori i Universitetit të Harvardit përfshihet në një sërë enigmash vdekjeprurëse, kur rrëmbehet mentori i tij. CIA detyron Langdon t’i bashkohet një task force, duke zbuluar një konspiracion të frikshëm.

Shkrimtari Dan Brown do të jetë producent ekzekutiv së bashku me Ron Hoëard, regjisori i tre adaptimeve kinematografike me Hanks.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *