• |
ide | kryesore

Vidhet tableti me videon e përdhunimit: Trinidad e denoncon pas 5 ditësh

Sport



Bëhet edhe më enigmatike cështja në lidhje me përdhunimin e pretenduar të modeles braziliane nga ylli i PSG Neymar Junior: detaje të reja i bëjnë më të papritur zhvillimet për situatën. Najila Trindad, akuzuesja e futbollistit brazilian, ka deklaruar se tableti ku ndodhej video shumë e rëndësishme, provë mbi atë që ka ndodhur në dhomën e hotelit, i është vjedhur nga apartamenti i saj të hënën, pak ditë pas marrjes në pyetje në San Paolo, për të treguar detaje të mëtejshme në polici.

Modelja 26 vjecare, që nuk e denoncuar menjëherë vjedhjen në autoritetet kompetente, ka shpjeguar që i është grabitur edhe një orë dhe para. E mbërritur në vendngjarje, policia ka gjetur vetëm gjurmët e gishtave të zonjës së shtëpisë e të pastrueses. Sipas avokatit të Trindad, Danilo Garcia de Andrade, video e zhdukur do të ishte “fondamentale” për të konfirmuar përdhunimin në dëm të klientes së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *