• |
ide | kryesore

Flet për herë të parë Adrola Dushi, është apo jo e lidhur me modelin amerikan

Paparazzi, Slider



Është përfolur së fundi se modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi ështe në një lidhje me një model të njohur në Amerikë.
Ky i fundit quhet Pavllo Zengon, dhe Adrola publikon shpesh foto dhe dedikime për të në rrjetet sociale.
E pyetur nga emisioni “Thumb”, për lidhjen e përfolur, modelja shqiptare mohoi gjithçka.

“Adrola, çfarë kam marrë vesh nëpër portale që ti je lidhur me një super milioner…Më trego të vërtetën?”, e ka gazetari i emisionit “Thumb” modelen.
“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!”- është shprehur ajo.
E pyetur për lidhjet në distancë, pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka dhe një djalë që quhet Troi, modelja është përgjigjur:
“Nuk ia uroj askujt, janë katastrofë, janë torturuese, janë tmerruese. Ka ndonjë fjalë të keqe më shumë se kaq?”
Adrola ndodhet prej vitesh në Amerikë, ku po ndjek karrierën e saj si modele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *