• |
ide | kryesore

Martohet në fshehtësi Chris Patt

Paparazzi, Slider



Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger janë martuar!
Çifti, i cili u pa për herë të parë bashkë në qershor 2018, lidhi kurorë të shtunën gjatë një ceremonie intime në Montecito të Kalifornisë, shkruan “People”.
“Mund të themi se sot është dita më e lumtur për Katherine. Ajo nuk ka ndalur së qeshuri. Dhe Chris duket marramendës dhe i emocionuar. Vendi është i bukur. Shumë lule dhe gjelbërim kudo. Është një mjedis shumë romantik për një martesë”, shprehet burimi.

Familjarët e pranishëm, mes të cilëve Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger dukeshin shumë të lumtur.
Në dasmë ishte dhe djali 6-vjeçar i Chris, Jack, vëllezërit Patrick dhe Christopher, motra Christina, shoku i ngushtë Rob Lowe dhe djemtë e tij Johnny dhe Matthew.

Pratt, 39 vjeç dhe Schwarzenegger, 29 vjeç, njoftuan fejesën e tyre në mediat sociale në janar pas shtatë muajsh lidhjeje.

Kjo shënon martesën e parë për vajzën e Schwarzenegger dhe të dytë për aktorin, i cili ka qenë i martuar më parë me Anna Faris. Martesa e tyre 9-vjeçare përfundoi në vitin 2017 dhe të dy kanë një djalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *