• |
ide | kryesore

Greqi/ Motra e Kostandin Katsifas kandidon për deputete në zgjedhjet e 7 korrikut

Planet



Hermioni Katsifa, motra e Konstandin Katsifës, minoritarit që mbeti i vrarë në 28 tetor të vitit të kaluar në Bularat, si rezultat i një përplasjeje me forcat speciale të Policisë shqiptare, do të kryesojë listën kombëtare të kandidateve për deputetë të partisë greke “Unioni i Qendrës”.

Sipas një deklarate për shtyp të këtij grupimi politik që i përket spektrit të djathtë, Hermioni do të kontribuojë në fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme të 7 korrikut, të shpallura nga kryeministri Aleksis Tsipras, pas rezultatit zhgënjyes të “Syriza” në europarlamentaret e fundmajit. Hermioni ka deklaruar se e ka mirëpritur ftesën e “Unionit të Qendrës”, ku do të aderojë e motivuar për të dënuar forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune.

Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët zgjidhen në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, pasi kapërcehet pragu minimal prej 3% i votave në rang vendi. “Unioni i Qendrës” pësoi gjithashtu një humbje të thellë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, ku arriti të merrte vetëm 1.45% të votave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *