• |
ide | kryesore

Bust edhe për Madeleine Albright në Kosovë

Lajme



Në sheshin që mban emrin e ish-sekretares amerikane Medeleine Albright, ditën e sotme u zbulua edhe busti i saj, i vendosur në shenjë nderimi për rolin e zonjës Albright për çlirimin e Kosovës, 20 vjet më parë.

“Jam thellësisht e nderuar që jam këtu. Shpesh njerëzit më pyesin se cila është gjëja që më bën më së shumti krenare me veten nga të gjitha gjërat që kam bërë dhe unë gjithmonë them; Kosova, sepse ne patëm mundësinë të sigurohemi që njerëzit në Kosovë do të jetojnë në paqe”, tha ajo. “Faleminderit shumë për këtë nder kaq të madh. Ky vend do të thotë shumë për mua”, u shpreh ajo.

Para zbulimit të bustit, zonja Albright së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark të shoqëruar edhe nga udhëheqësit e Kosovës, parakaluan nëpër qendër të Prishtinë në atë që u quajt “ecje për lirinë”. Ata vunë kurora lulesh tek pllaka përkujtimore kushtuar 213 ushtarëve të forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, që kanë humbur jetën gjatë shërbimit në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *