• |
ide | kryesore

Lamtumirë futboll: Casillas nuk do kthehet të luajë më

Sport



Iker Casillas është gati të varë këpucët në gozhdë. Sipas O Jogo, portiere spanjoll ka vendosur të mos kthehet në aktivitetin agonistic, pas infarktit të pësuar në 2 maj gjatë një séance stërvitore. E përditshmja portugeze është e sigurtë për tërheqjen e ish-portierit të Real Madrid e flet që tani për një rol të tij si drejtues tek Porto. Për Casillas projektohet një e ardhme si drejtues, ndërsa vendin e tij në fushë mund ta marrë miku i tij Gigi Buffon.

Presidenti i skuadërs së Oporto, Pinto da Costa, i ka ofruar një vend në staf gjatë një darke mes të dyve. 38 vjecari, pasi fitoi gjithcka me fanellat e Real Madrid, Porto e kombëtarn spanjolle, është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e tij profesionale. Palmaresi i tij flet vetë: 5 liga, 4 Superkupa Spanje, 2 kupa Spanje, një kampionato portugez, një Superkupë Portugalie, 3 Uefa Champions League, 2 Superkupa Europiane, një Kupë Interkontinentale, një Botëror për Klube, një Botëror e dy Europianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *