• |
ide | kryesore

Milan rinis me projektin Giampaolo: këto janë blerjet e bujshme të kuqezinjve

Sport



Sipas asaj që raportohet nga Sport Mediaset, në pritje të zyrtarizimit në detyrën e tij të drejtorit teknik të Milanit, Paolo Maldini është duke u parë, në këto ditë, në takime të ndryshme me menaxherë që janë duke bërë vend në shtëpinë e Milanit. Mbi të gjitha, dje, në Milano, në një mbledhje top sekret, Maldini ka takuar Zvonimir “Zorro” Boban dhe Marko Giampaolo për të caktuar strategjitë e Milanit të ri. Tekniku abrucez, do të zgjidhë kontratën me Sampdorian, që e ka mbyllur me Euzebio Di Francesco. Së bashku me Giampaolo do të vijë edhe Frederic “Ricky” Massara në rolin e drejtorit sportiv, ndërsa pikërisht sot, nga selia e klubit kuqezi, mund të vijë njoftimi zyrtar për Maldinin dhe Boban. Në të njëjtën kohë është marrë Rade Kruniç nga Empoli (të martën vizitat mjekësore), Milan mund të marrë Stefano Sensin (Sassuolo), Mario Rui (Napoli), Jordan Veretout (Fiorentina) dhe Joakim Andersen (Sampdoria). Natyrisht që do të ketë edhe shitje të rëndësishme: Jesus Suso është pranë lamtumirës, sikurse edhe Gianluigi Donnarumma. Në mbrojtje, në fakt, “Djalli” do të mund të kryejë goditjen Kostas Manolas nga Roma.

MANOLAS: JA SA DO TË DONTE TË SHPENZONTE MILANI…

Milani ka bërë një tentativë me Romën për të marrë qendërmbrojtësin Kostas Manolas dhe kjo është e sigurtë. Greku i datëlindjes 1991, nën kontratë me verdhekuqtë deri më 30 qershor 2022, mund ta lërë kryeqytetin pas pagesës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës prej 36 milion euro. Shifër bazë për një qendërmbrojtës të karakterit ndërkombëtar, një element të cilin Milan e sheh me interes të madh për të riforcuar një mbrojtje, që ka humbur Cristian Zapata për shkak të përfundimit të kontratës dhe që do ta ketë Mattia Caldara vetëm në tetor të gatshëm. Janë shtuar, në fakt, kontaktet mes Paolo Maldinit, Zvonimir “Zorro” Boban dhe Mino Raiola, menaxheri i lojtarit, me Romën. Kjo sepse Milani do të donte të kërkonte ta merrte Manolas, tek Roma që nga 2014-ta (206 ndeshje, 8 gola tek verdhekuqtë) me një ulje të vogël tek klauzola. Sipas asaj që raportohet nga Sky Sport, Milani do të donta ta mbyllte rreth 30 milion euro. Roma, për momentin, nuk zbret nga vlera e klauzolës. Alternativa për kuqezinjtë do të jenë Dejan Lovren, kroati, i datëlindjes 1989, që Liverpuli e vlerëson 20 milion euro. Ja, mbi të gjitha, të gjithë lojtarët e tjerë që do të mund të bënin të lumtur trajnerin e ri Marco Giampaolo.

LOVREN, SENSI, TORREIRA PËR MILAN

Për të kuptuar se çfarë tipi merkato do të bëjë Milani, nevojitet mbi të gjitha të kuptohet buxheti në dispozicion dhe se si do të shkojë mbledhja me UEFA në diskutimin e së cilës është Fair-Play Financiar (FFP) dhe pastaj kuptohet se cilët do të jenë lojtarët e vendosur efektivisht në shitje për të bërë të mundur mbivlerësimin dhe bilancin e shpenzimeve për blerjet. Ajo që është e sigurtë, në fakt, është që tani Milani është duke punuar shumë në frontin e merkatos. Stefano Sensi, i datëlindjes 1995, mesfushori i Sasuolos dhe i kombëtares italiane, pëlqehet shumë në rrugën “Aldo Rosi”. Me lojtarin akordi është arritur, por klubi i Sassuolo ka ngritur shumë lart cmimin për numrin e tij 12: për ta shitur, në fakt, duhen 35 milion euro, rreth 10 më shumë se sa priste Milani. Për mbrojtjen, më pas, Milani do të jetë duke vlerësuar profilin e Dejan Lovrenit, i datëlindjes 1989, kroati shihet një transferim i mirë nga kuqezinjtë, për eksperiencën që sjell nga Liverpool. Një tjetër kroat nxit, më pas, interesat e Djallit për sezonin 2019-2020. Bëhet fjalë për Andrej Kramariç, i datëlindjes 1991, 17 gola në sezonin e fundit të Bundesligës me fanellën e TSG Hofenhaim: mund të bëhet ai shpatulla dhe shpina e Kristof Piatek, edhe pse gjermanët, kjo është e sigurtë, nuk kanë ndërmend ta shesin. Ëndrra e vërtetë e Marco Giampaolos, për mesfushën, është në fakt Lukas Torreira, i datëlindjes 1996, të cilin e ka stërvitur tashmë tek Sampdoria: sot regjizori uruguajan luan tek Arsenali që, thuajse 12 muaj më parë, i kishte paguar Masimo Ferreros 30 milion euro. Për të detyruar “Guners” të privohen prej tij duhet një ofertë e kënaqshme. Në fund, është edhe për t’u sistemuar, në dalje, çështja që lidhet me Jezus Suson.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *