• |
ide | kryesore

“Presidenti i takon Republikës”, ministrja replikon me Metën: Po, presidenti i takon Republikës, jo Lulit e Monikës

Lajme

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e saj personale në “Twitter”, pas daljes publike të presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili komentoi votimin me 100 vota pro në seancën e djeshme parlamentare të Rezolutës kundër dekretit të tij për shtyrjen e zgjedhjeve vendore.


Pyetur nga gazetarët nëse ka reflektuar pas ligjëratës së djeshme në Kuvend të kryeministrit Edi Rama, i cili e lakoi shpeshherë emrin e presidentit, Meta tha: “ Presidenti është zgjedhur nga parlamenti jo nga ky, nga një parlament plotësisht legjitim, por Presidenti i takon Republikës dhe Republika i takon vetëm shqiptarëve, besoj se jam shumë i qartë.”


Duke përdorur notat e ironisë dhe duke iu referuar këtij citimi, Spiropali i jep të drejtë Metës dhe shton se pikërisht për arsye se Presidenti i takon Republikës, jo Lulit dhe Monikës, ai ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e kreut të shtetit.

Reagimi i Elisa Spiropalit:

Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.

 

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu