• |
ide | kryesore

Show i fëlliqur i Ramës, bën sikur habitet që Basha është marrë i pandehur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një pushtet që i ngjan një regjimi, kur Edi Rama vihet në qendër të skandaleve mbytëse, instrumentat e pushtetit kthejnë në vëmendje si papritur të ashtuquajturin ‘lobimin në SHBA’ nëpërmjet rusëve të PD-së, i kthyer në një komardare shpëtimi për kryeministrin vitet e fundit.

E pikërisht ky rikthim në vëmendje i kësaj çështje më ashpër se më parë, pasi Lulzim Basha është marrë i pandehur, duhet të na shërbejë si njësi matëse e sikletit që e ka zënë Ramën para zgjedhjeve.

Sot, në një bashkëbisedim me banorë të njësisë nr.11 në Tiranë, dikush i tha Ramës se Basha është marrë i pandehur. Si për çudi Rama i përgjigjet: “Pse është marrë i pandehur ai? Se paskam parë këtë lajm”.

Më tej pyeti Ulsi Manjën për akuzën. Ky i fundit tha se akuzat janë dy: Falsifikim formulari dhe pastrim parash.

“Ai ka dalë 7 herë dhe ka thënë gjëra të ndryshme”,- tha Rama në lidhje me lobimin rus.

Por ku qëndron problemi me këtë qëndrim ‘të pafajshëm’ të Ramës?

Duhet të kujtojmë se kur është hapur çështja e lobimit në SHBA.

Së pari, kur kërkohej arrestimi i Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge dhe Edi Rama pengonte prokurorinë të bënte detyrën, duke i kërkuar prova që t’i hiqte imunitetin Tahirit.

Së dyti, kur plasi skandali i vëllait të Fatmir Xhafës, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge, ku dhe u provua më pas se Qeveria kishte manipuluar hetimet.

E së fundmi, çështja u risoll në vëmendje të opinionit publik, kur u provua bashkëpunimi i Vangjush Dakos për të blerë votat me Astrit Avdylajn, kreun e një grupi të njohur kriminal të Shijakut.

I gjithë ky patern lëvizjesh me çështjen e lobimit në SHBA nuk është rastësor. Por, edhe nëse i japim kryeministrit benefitin e dyshimit, duke marrë të mirëqenë se Rama nuk e ka urdhëruar rishfaqjen e kësaj dosje tani që është i zënë ngushtë, ka sërish diçka që nuk shkon.

Ne e njohim Ramën si kryeministër prej gjashtë vitesh. E duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një kryeministër që ka provuar se ka kohë ti përgjigjet çdo akuze, madje edhe komenteve të panumërta në Facebook, qëndrimi i tij prej shejtani budalla, sikur nuk ka dëgjuar për lajmin më të rëndësishëm të pasdites së djeshme, nuk është gjë tjetër veçse një aktrim i radhës në teatrin e stërgjatur të qeverisjes së tij.

Duke llogaritur të gjitha këto, habia e kryeministrit kur pretendon se nuk është në dijeni se kundërshtari i tij politik rrezikon të dënohet deri në 20 vite burg për falsifikim e pastrim parash, e bëjnë atë habi të një kllouni që sdi se ç’fsheh poshtë dore në një show, jo vetëm të lodhshëm, por tashmë edhe të fëlliqur. ©Lapsi.al 



18 Comments

  1. Ore rames i intereson sa me gjate basha ne krye te pd keta thone perralla me mbret. I kapur me historira vjedhjesh rruge po,me vrasjet qe u ben ne bulevard po…..lehtesisht i shantazhueshem, si rrjedhoj dhe i manipulueshem

    1. shum dakort. gjith kjo eshte thjesht show. pakti i majit kete synonte. pengimin e reformes ne drejtesi per te shpetuar te gjith. keta jan partner. gjynaf policat dhe ca loqe kamikaz qe rrezikojn veten per kauza boshe, per ca horra hajdut politikan.

  2. Mire do ishte qe te merreshit te gjithe te pandehur, te merrnit me vete dhe keta oligarket qe bien era mut dhe mos ja u shofim me syte

  3. Rama ne burg nqs provohen akuzat e renditura me siper. ta kalbin brenda dhe ta hedhin celesin ne det. Then kete, nqs provohen akuzat per Bashen, ti bej dhe ai 20 vjet. Kur keta te dy te jen brenda, do rikthehet dhe besimi i shqiptareve (te zoti jo te politikanet).

  4. Po me kete psikopat merruni. Pasqyr moj pasqyr. Nje njeri dhe ti thuash ordiner i ben nder. Po thjesh nuk ka dal fjala ne fjalorin e shqipes ende per ta percaktuar me nje fjal te vetme. Por erjona velina eshte me i rrezikshem se ky o popull qe ta dini.

  5. Interesant paska vrar Basha 4 veta eee qudi pra o ju Ruset e felliqur po nuk kan kaluar shum koh more plera se baballaret e juaj kan vrar me mijera Shqiptar dhe akoma s keni mar hakun more te shkerdhyer.

  6. Ore po cfare show more idiot , po pse aty e ka mendjen ai , te ndjeke min pas min juve,,, ai eshte gjigand dhe ju ka shtypur me nje dore te forte!

  7. Tall loqet me keta shpellare se keta kaq kuptojne o ram,mire ben qe nuk nderhyne ne punet e FBI,lulu e di vete cfare do beje,por ketij luluse dhe kunati ja futi I tha lulu firmos ti se je kryetar I pd,ky si klluf qe eshte e hongri sapunin per djath,tani do mesoje dhe punen e sapunit atje…..

  8. KETO E DISKRETITOJNE EDHE ME SHUME KETE PALL . KUR QENIT I VJEN FUNDI VETE E SHURRON NE DERE TE XHAMISE (APO KISHES) . ESHTE FUNDI , EDHE PAK ESHTE VAKTI I SHURRES .

  9. Njerzit terhiqen me shume nga habia e Rames, se sa nga fakti qe “Basha merret i pandehur”.
    Pse ? Sepse njerzit e dine qe Basha do dale pa lagur “me procedure”.
    Ja pse thoshte Konica: “Shqiperi te kam “per zemer” … s’te kuptova asnjehere

    1. Thuaje troc o byrazer tamam sic e ka thene Konica :
      Shqiperi te kam DHJERE, s’te kuptova asnjehere !!! Te gjithe e dine se gjeniu i letrave e kishte me politikanet qe sa vijne e me te DHJERE behen ….dhe jo me Shqiperine !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *