• |
ide | kryesore

E plotë/ 16 përgjimet të komentuara nga Bild

Kryesore, Lajme



Sikurse paralajmëroi gazetari Peter Tide ditën e djeshme, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar 16 përgjime të reja që provojnë se në Dibra, Durrësi e i gjithë vendi ka përjetuar një masakër elektoralem në krye të së cilës duket se qëndron vetë Edi Rama.

Ky i fundit dëgjohet në përgjimin e parë teksa interesohet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave. 15 përgjimet e tjera zbulojnë se për çfarë objektivash interesohej Rama.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Lexo “Bild-in” dhe marsho drejt 30 qershorit

Më poshtë Lapsi.al ka rreshtuar të gjitha përgjimet e sotme me komentet e gazetës Bild.

Përgjimi 1 

Ligji nuk e ka parandaluar kryeministrin Edi Rama për të cënuar objektivat e zgjedhjeve, si edhe as Arben Keshin për të siguruar vota për PS dhe për ta penguar bërë atë për të arritur qëllimet e paracaktuara, sipas pritshmërive. Gjatë bisedës, Keshi siguron kryeministrin Rama se ai do të arrijë objektivin e tij dhe se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë në përputhje me pritshmëritë.

Edi Rama telefonon Arben Keshin, drejtorin në Ministrinë e Brendshme, si edhe një nga personat kyç të ngarkuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve.

 

Përgjimi 2

Vlerësimi i Ramës për performancën e drejtorit Arben Keshi gjatë fushatës.

Deputeti socialist Artan Gaçi në bisedë me Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt  e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri).

Deputeti socialist Artan Gaçi shpreh respektin dhe mirënjohjen e lartë që kryeministri Edi Rama ka për drejtorin e Ministrisë së Brendshme, Arben Keshin. Sipas Gaçit, Edi Rama ia atribuon rezultatet në Maqellarë (në Dibër) plotësisht si një meritë Keshit, sepse ai “ka ndrequr”  gjithçka.

 

Përgjimi 3 

Përse kryeministri Edi Rama është kaq mirënjohës, çfarë ka arritur drejtori i ministrisë së brendshme, çfarë ka bërë ai “për të ndrequr”  rezultatet e zgjedhjeve, si e arriti ai objektivin e vënë nga kryeministri Edi Rama për të siguruar votat për Partinë Socialiste? Pëgjigja është se Arben Keshi është një prej personave kyç  në detyrën e blerjes së votave, duke detyruar zyrtarët e administratave publike për të votuar për Partinë Socialite, gjiithashtu ai lëshon urdhra edhe për policinë e shtetit për të penguar votuesit e Partisë Demokratike të votojnë.

Arben Keshi ( drejtor i qëndrës për refugjatët e jashtëligjshëm tek ministria e brendshme e Shqipërsië) në një bisedë me një person tjetër (068 5922860)

Një përfaqësues i paindetifikuar i Partisë Socialiste ( 0685922860) telefonon drejtorin e ministrisë së brendshme Arben Keshi dhe e informon që ndodhet tek një familje për të blerë vota, por kryefmailjari nuk e pranon ofertën por kërkon shumë më tepër para. Drejtori i thotë se nesë ata nuk i duan paratë që po i ofrojmë nuk është problem, lëri të votojnë për Partinë Demokratike.

 

Përgjimi 4 

Arben Keshi i përfshirë në blerjen e votës dhe në intimidimin e administratës publike.

Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri) në bisedë më një person të paidentifikuar që punon si mësues.

Një person i paidentifikuar që punon si mësues, informon Keshin se një person që ka siguruar 4 vota kërkon 20.000 lekë. Gjatë bisedës, mësuesi i tregon sesi ka kërcënuar një grup njerëzish në emër të drejtorit të Ministrisë së Brendshme dhe të drejtorit të Edukimit Rajonal. Ai më tej raporton se ka përmbushur të gjitha detyrat që i ishin dhënë.

 

Përgjimi 5 

Arben Keshi drejtor i Qendres së mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë më dy persona të paindetifikuar (0686913636 dhe 0675590725)

Një person i paindetifikuar nga zyrat qendrore të fushatës së Partisë Socialiste telefonon drejtorin Arben Keshi dhe i thotë se dy votues po kërkojnë paratë, duke pretenduar se nuk janë paguar për votën. Drejtori Keshi i thotë atij të verifikojë kërkesën  dhe telefonon një person tjetër të paindetifikuar që e pyet nëse i ka paguar personat në këmbim të votës. Ky person konfirmon se ai i ka paguar personat për të votuar, dhe i kërkon drejtorit t’i  dërgojë personat tek ai për t’u ballafaquar. Më pas personi i paindetifikuar i konfirmon se shefi i Policisë është ende aty sepse sapo kishte përfunduar një takim me disa oficerë.

 

Përgjimi 6 

Arben Keshi (Drejtor i  Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme në Shqipëri) në bisedë më një person të paidentifikuar (0686913636)

Një person i paidentifikuar e telefonon drejtorin e Ministrisë së Brendshme për ta informuar se personi që ka refuzuar gjatë javës ofertën e parave në këmbim të votave, ka ndërruar mendje dhe ka shkuar për t’i kërkuar paratë përmes xhaxhait të tij. Drejtori e udhëzon telefonuesin që ta kryejë “këtë punë”, duke i dhënë paratë personit që i referohen. Telefonuesi pyet për diçka tjetër, por Keshi ia kthen se do t’i kthejë përgjigje më vonë përmes një mesazhi, pasi është shumë i zënë për momentin.

 

Përgjimi 7 

Shantazimi i zyrtarëve të adiministratës publike

Arben Keshi (drejtor i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me Drini Gjecin (drejtor i drejtorisë rajonale të arsimit në Dibër)

Drejtori i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm, Arben Keshi, i kërkon drejtorit të arsimit të Dibrës të telefonojë drejtorët e shkollave dhe t’u kujtojë atyre që të votojnë Partinë Socialiste, ndryshe një ditë pas zgjedhjeve “TË GJITHË DO TË PUSHOHEN NGA PUNA”. Drejtori i drejtoisë arsimore në Dibër i garanton atij se do t’i telefonojë.

 

Përgjimi 8 

Përdorimi i Policisë për të penguar votuesit

Arben Keshi drejtor i Qendres së mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me shefin e Policisë, Sali Skura (Shef Policie ne satcionin nr.5, Kamëz- 0688410294)

Drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, flet me shefin e Policisë në Kamëz, duke i shprehur shqetësimin dhe duke i kërkuar informacione lidhur me votuesit e Partisë Demokratike që jetojnë në Kamëz dhe që kanë të drejtën e votës në Dibër. Shefi i Policisë së Kamzës pasi i dha informacione mbi numrin e supozuar të votuesve të PD-së që do të shkonin të votonin, e vë në dijeni Keshin se po përpiqet të pengojë votuesit që të shkojnë të votojnë. Shefi i Policisë i thotë Keshit se ka vënë disa postoblloqe me policë për të ndaluar votuesit e PD-së, dhe se ai ndjek gjatë gjithë kohës lëvizjet e banorëve të Kamzës që priten të udhëtojnë drejt Dibrës, sepse atje figurojnë të regjistruar si votues. Shefi i Policisë mbulon Partinë Socialiste edhe në disa krahina në Dibër.

 

Përgjimi 9   

Arben Keshi (drejtor i Qendres së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë) në një bisedë me shefin e policisë së Kamzës (Sali Skura)

Shefi i policisë së Kamzës, Sali Skura, pas pyetjes se si po shkojnë “gjërat” për Partinë Socialiste, tregon se si ai e pengoi nëpërmjet postoblloqeve qindra votues që po shkonin derjt Dibrës për të votuar Partinë Demokratike.

 

Përgjimi 10 

Përveç kryeministrit Rama, i cili është shumë mirënjohes ndaj tij për performancën gjatë zgjedhjeve, përgjimet zbulojnë se drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë, Arben Keshi, është gjithashtu i afërt edhe  me zyrtarë të tjerë  të lartë të Partisë Socialiste, si Vangjush Dako, kryetar Bashkie i Durrësit; Taulant Balla, kreu i grupit parlamnetar të Partisë Socialiste; Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës asokohe; Artan Gaçi,  ish-deputet dhe njëkohësisht dhe bashkëshorti i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Përgjimet ekspozojnë një tjetër fakt të rëndësishëm: ministri Damian Gjiknuri i ka vënë në dispozicion drejtorit Keshi një grup famëkeq kriminelësh, “djem problematik”, i quan ai, të cilët mund të jenë të dobishëm në një situatë të caktuar.

Bashkëpunimi midis drejtorit Keshi dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri, i cili i ka vënë në dispozicion të parit një grup kriminelësh famëkeq që mund të jenë të dobishëm nëse ndodh diçka e paparashikueshme.

Ministri Damian Gjiknuri në një bisedë me Arben Keshin (Drejtor i Qendrës së Mbyllur për të Huajt të Jashtëligjshëm në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë)

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ministri i Energjisë asokohe, Damian Gjiknuri, konfirmon me drejtorin e Ministrisë së Brendshme se i është nisur një furgon me disa “djem problematik”: (persona me dosje penale) tek selia e fushatës së tij , për t’i patur rrotull për çdo problem që mund të ndodhë.

 

Përgjimi 11

Drejtori i Qendrës së Mbyllur për të Huajt e parregullt në Republikën e Shqipërisë, Arben Keshi, nuk është i vetmi zyrtar nga administrata publike i angazhuar në blerjen e votës në favor të Partisë Socialiste dhe në shantazhimin, si dhe pengimin e votuesve të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje.

Përgjimet zbulojnë se rrjeti i blerjes së votës është masiv dhe i shpërndarë gjerësisht.

Deputeti Pjerin Ndreu porositi shantazhimin e mësuesve.

Biseda mes anëtarit të Partisë Socialiste Pjerin Ndreu dhe anëtarit të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare (068 206 1822) dhe Drini Gjeçi, Drejtor i Arsimit për rajonin e Dibrës (0682350139).

Deputeti Socialist Pjerin Ndreu, (aktualisht kandidat për Bashkinë Lezhë) është duke kërkuar prej Drejtorit të Arsimit të Dibrës që të ushtrojë presion ndaj drejtorëve të shkollave për të votuar Partinë Socialiste, përndryshe ata do të përjashtoheshin të hënën. Drejtori i Arsimit në Lezhë e siguron atë që do ta bëjë atë gjë . Më pas telefonata e radhës është ajo e Drejtorit të Arsimit, i cili zbaton porosinë e marrë nga Ndreu.

 

Përgjimi 12 

Drini Gjeci (Drejtor i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës) në bisedë me drejtorin e shkollës në Reç.

Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës urdhëron drejtorin e një shkolle, që të deklarojë haptazi votën e tij dhe të familjarëve të tij, meqenëse Gjeci dyshonte se ata mund të votonin për PD-në. Gjeci e kërcënon drejtorin se nëse ai dhe familja e tij  do të votonin haptazi, do të largohej nga puna.

 

Përgjimi 13 

Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës u ushtron presion mësuesve.

Drini Gjeci (Drejtor i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës) në bisedë me Lavdrim Muratin në numrin e telefonit 0682548776

Drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit të Dibrës i kërkon mësuesit që të deklarojë haptazi votën e tij për Partinë Socialiste.

 

Përgjimi 14 

Mininistri Damian Gjiknuri i cakton  një detyrë sipërmarrësit Bekim Krashi.

Damian Gjiknuri (Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës) në bisedë më Bekim Krashin (biznesmen)

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës në qeverisjen e Partisë Socialiste për 5 vite (2013-2018) telefonon Bekim Krashin, për t’i kërkuar atij informacion lidhur me transportimin e diçkaje (dyshohet të bëhet fjalë për transportimin e parave), duke e konsideruar si një “detyrë shtetërore”. Personi ngre dyshime se kush do ta menaxhojë “ato gjonat” dhe pastaj konfirmon se sapo t’i marrë do të shkojë të takojë menjëherë Gjiknurin.

Përgjimi 15 

Bisedë midis Bekim Krashi (biznesmen) dhe një personi të paindetifikuar ( 0686795208)

Biznesmeni Bekim Krashi ( një biznesmen nga zona ku operohet gurore mermeri) dhe personi i paindetifikuar, duke folur për transportin e parave për blersit e votës. Perosni i paindetifikuar pyet se sa duhet të ofrojnë për një votë, sepse ai ka dy familje me një total prej 5 votash. Çmimi për një votë është 4.000 lek.

Përgjimi 16 

Konfirmimi i votave që janë blerë

Bekim Krashi në një bisedë më një votues (0684651445)

Një votues duket se është paguar që të votojë për kandidatin e PS-së (numri një në fletëvotim). Ai telefonon personin që e pagoi, Bekim Krashin, për ta pyetur se çfarë shenjeje duhet të bëjë në fletë kur të votojë, që të mund të identifikohet se për kë ka votuar. Bekim Krashi, personi që e ka paguar, i thotë se do t’i shpjegojë nga afër sesi të faktojë së ka votuar siç iu kërkua kundrejt pagesës.

©Lapsi.al 



27 Comments

  1. ai doli me ze e me figur duke vjedhur 700 mij euro, dhe gjykata nuk e quajti pergjimin, ju merreni me keto qe asnje gjykat nuk ti quan. per fat te keq like floriri krijoi precedent. keto jan per konsum politik sepse cdo gjykat ne bot nuk denon dot njeri vetem me keto pergjime (edhe pse eshte per tu denuar). per gjykaten duhen prova mbeshtetese (tre deshmitar, ose prova te tjera materiale). keni zgjedh armet e gabuara per te luftuar nje PR monster si Rama.

    1. O rrot kari, qe flet per gjera qe nuk kupton. Pjerin ndreu dhe gjithe ato drejtoret e tjere e kane kryer krimin vetem me telefonatat. Nuk ka nevoje per gje tjeter. Telefonata eshte krim ne vetvete.
      Per te tjeret kur ka 2-3 indicie formohet nje prove qe te con ne burg. Problemi metes ishte qe nuk u pranua prova se ishte marre ne menyre te paligjshme. Te pakten meta shkoi deri ne gjykate , keta nuk i ka shqetesuar njeri fare. Barku i majte vetem ndyresira pjell. Rusmajli dha doreheqjen per nje gje qe as nuk e mbaj mend, me standart danez. Mustafaj po ashtu. Ju ndyresira nuk e leshoni ate karrike pavaresisht sa ju nxihet faqja.

      1. o kok maj kari, po te them qe gjykata nuk i njef o loqe fshatar. nqs merret te mirqena ato qe thuhen ne pergjime, i bie qe xhelal mziu me mul noken te futen brenda dhe ta hedhin celsin ne dot, po kaq idiot je ti dhe kaq militant sa tu ka erresu arsyeja dhe e vetmja gje qe do eshte te hakmerresh. Je nga ata te suflakeve me duket? nejse pun per ty, sic po te thosha sipas pergjimeve xhelal mziu kishte cu 500 veta te kamzes per te votu ne lure. gjithmon sipas pergjimeve, mul noka u vinte pistoleten ne kok njerezve qe te bente presion. keshtu qe kujdes me ato qe thua se po rrezikon ata qe te paguajn. dhe keto jan vetem nje pjes se kushedi se cfar del per te gjithe ne pergjimet e tjera. un jam dakort te futet rama, valiaj, gjushi etj ne burg. po te futet edhe salehu (97, gerdec, 21 janar) dhe lulin (21 janar, rruga e kombit) dhe like floririn. ti je dakort te futen te gjith keta ne burg, apo te iken 4 euroshi pastaj.

        1. O rrot kari! Ato te xhelalit jane banore te dibres, nuk do votonin ne menyre te paligjshme.
          Njerez me autobuza nga greqia ka sjell PS sa ka plasur. Ai nuk eshte krim. Krim eshte ajo qe ben pjerin ndreu, kur i thote drejtorit te kercenoje mesuesit dhe e mesuesit qe i kercenon. Ky eshte lloj krimi, pra presioni, qe nder te tjera kryhet dhe me telefon. Nuk ke cfare heton me per keta. Duhet t’i kishin vene prangat direkt. Sa per mulin ajo eshte vetembrojtje. Keta njerez u denoncuan nga PD dhe nuk u be asgje. Cfare prisje ti, ti shkonte me buqete me lule ketij ndyresires qe flet ne ramen? Pistoletat jane fantazia jote, por dhe po te ishte e vertete, do ishte krejt normale, se rama e beri kete vend far west dhe nuk la zgjidhje tjeter.
          Ik lexo e kupto noj gje, se do dale nje dite Shqiperia nga bytha edi rames dhe atehere do ta gjesh veten keq.

          1. O pall kari dhe te ofrosh udhetimin eshte te blesh nqs e ben nje parti. Sipas llogjikes tende i bie me shum se 40 mij lek. Ca harxhoj frymen me ty.

      2. o kar me zile, ta tregoj un pse dha doreheqje rusmajli. dha doreheqje se nuk pranoi te bente allishverishe me kuadrin normativ ne menyre qe te ngrihej pika e demontimit ne gerdec. qe nga ai moment nuk u duk me ne PD. e more vesh tani? ik tani lepija sales dhe xenit per 4 euro ne dit. kabab

        1. O rrot kari nuk ka lidhje ministri drejtesise me cdo ligj qe miratohet. Po ku njihni shtet e rregull ju? Rusmajli iku per nje gje pa lidhje, qe kishte te bente me te vellain. Nejse, standart danez, perderisa nuk me kujtohet saktesisht mua qe e kam kujtesen lubi. Nuk eshte standart per ju , qe e keni bythen vetem per karrike dhe kar.

          1. ik ore maj kari me nje bole te shtypme. na u bere si digjitali, zhurmus e dizinformus.

      1. hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa………………………jo vetem sot por edhe ne kohen e skenderbeut po saliu e kishte fajin ………………….hahahahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. Sa bukur mberthehen te gjitha gjerat, si pjeset e benzit. Jane mjeshtra keta gjermanet.
    Tani na duhet ndihme nga ca gjermane te tjere, qe te na mesojne sesi mberthehen prangat tek duart e krimineleve ne pushtet. Gazetari e kreu me sukses.

  3. Ore po Meta qe vjedh me ze dhe figure e mbylli ceshtjen 5 me 0 ne gjykaten e larte te Saliut dhe eshte president.Mendo fshataret e zharrez ose nje naftetar qe pret nga qeveria,oj mjere atij qe i ha bytha dhe se pse te gjithe (aman Moniqen mos e ngaterroni sepse eshte tamam arixheshke) duhen hedhur ne plehra.Shkullak asnje gje e re nuk ka,vetem nderrohen portat.

  4. Tjeter shkruhet tek pershkrimet tjeter degjohet. Besoj se eshte ceshtje thjesht politike e sajuar renditur ne menyre te tille e te duket si blerje kercenim dhe qe te lidhet rama me pergjimet.

  5. Si është e mundur që pas këtij skandali të padëgjuar në Europë, akoma kërkon të bësh krahasime .Këtë mund ta bëjnë vetëm ata që kanë mizën nën kësulë.
    Më e pakta, mos qofsh një nga ata “djemtë problematike” të Gjiknurit,je nga ata që e shitën votën e ke frikë se do të dalë emri.

  6. Opo si bejne keta bythqirat e Bashes sikur vine nga planet tjeter e nuk jetojne ketu!pse nuk e dime ne se ça behet ketu per zgjedhje nga te gjitha palet duhet te na e thote ky palogazetari gjerman?!boll u bete si grate e keqija se po te pergjosh telefonatat e te gjithe politikaneve pa perjashtim nuk dihet se ça do na degjojne veshet,mos harroni qe ne kohe te Sale qoftlargut vinin 1000 kosovare e votonin ne gjithe Shqiperine po vari lesht thuaj….

  7. Nese shikoni portalet e qeverise do vini dhjame . Gomarlleku ne kete vend eshte ne majat me te larta .
    Keto qebesirat mavi e bejen si puna e asaj gruas se ndershme qe zinte be per koke te djalit te katret me burrin e pest qe jam e virgjer . Ky vend eshte marrosur totalisht .

  8. I paemer i ores 18:02. Jo de dua te mbroj Liken apo Lulin, por ka nje ndryshim Likja ishte pergjuar pa nje vendim gjykate. Ne rastin konkret kemi nje pergjim te lejuar nga Gjykata dhe perbejne prove dhe jo indicje. Ne rastin e Likes u perdor nje artific ligjor ne lidhje me detyrimin qe te behet e ditur prania e kamerave. Ne rastin konkret kemi nje prove te marre me pergjime telefonike te lejuara e te urdheruara nga Gjykata. Po te mos ishin te tilla sic pretendon ti, ato pergjime do ishin zhdukur tashme dhe do behej nje padi penale per pergjime te paligjshme. Po te degjosh Mamicen apo ndonje arushe panda rilindore, asgje nuk eshte e sakte

  9. …. Kur Rama kercenon me burg dhe qe nuk do te dalin ne evrope ata qe do te prishin zgjedhjet, mos valle e ka edhe per kete drejtorin e Arsimit ne Diber, qe nuk la mesues pa kercenuar me buken e gojes?!?!?!?

  10. Ka nje spot publicitar qe po jepet ne tv shqiptare per votimet e 30 qershorit. Ne ate spot percaktohet cdo gje qe perben veper penale ne zgjedhje. Krahasoni cfare thuhet ne ate spot me ate cfare doli nga telefonatat dhe dilni ne konkluzion a ka vepra penale ne ato cfare flitet ne pergjime. Sepse sic po thone keto pergjime jane marre nga prokuroria me vendim gjykatr dhe pa diskutim qe perbejne prove. Mos u merrni me diskutime politike, thjesht shiheni ceshtjen nga ana juridike dhe mos harroni se dy nga personat e kapur ne pergjime jane kandidate te vetem per kryetare bashkije.

  11. Asnje gje nuk eshte hetuar, mos grini sallate , jane vetem dallaveret e asaj surrat shuallit Klodiana Lala… do e paguaje nje dite ,

  12. Po tashi per ca i publikon kjo gazete pergjimet ? Te informoje shqiptaret?
    Ne i dime me gojedhena keto pazare dhe sikur edhe te na i shfaqe gazeta,ne i kemi degjuar mijera here…asgje e re…

    RAMA me oligarket e Vizion + DULAKU &co ,Fusha shpk,Kastrati dhe Mane bashke me MANETCI dhe BALFIN financojne para per blerjen e votave dhe fushate dhe pasi marin pushtetin i 6 fishojne leket e dhena duke mos paguar taksa ose duke mare tendera dhe koncensione…

    Nuk ka gje me te poshter se Oligarkia,sepse behen nje tufe kurva bashke dhe kjo klike mafioze luan fijet e qeverise,duke pasur pushtet kryesor financiar me miliarda dollare te vjedhura nga koncensionet dhe taksat e kombit shqiptar.

    Po Ardit Gjoklajn keto DULAKET, bythqirat e Vizion + e censuruan si rubrike dhe hodhen ne gjyq dhe publicistin Artan Rama,sepse Veliaj u tha ta benin,vetem sepse ai ishte nje njeri i thjeshte si ne populli dhe kjo do te thote se oligarkia shtyp te varferit dhe njerezit e thjeshte.

    Keto kurva qe blejne votat,ketyre dhe grate i duhen qire nga populli se ju kane pire djersen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *