• |
ide | kryesore

Erdogan: Sistemi raketor rus S-400 do arrijë në Turqi në korrik

Arkiva, Planet



Turqia do të marrë sistemin raketor të mbrojtjes S-400 nga Rusia në fillim të muajit korrikut. Lajmin e bëri të ditur presidenti Rexhep Tayip Erdogan të dielën.

“Besoj se sistemi raketor S-400 do të fillojë të arrijë në pjesën e parë të korrikut”, ka thënë Erdogan, raporton CNN. Marrëveshja e Ankarasë me Moskën ka futur në tensione Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak se kjo e fundit thotë se sistemi i mbrojtjes S-400 është kërcënim ndaj avionëve të saj F-35.SHBA po ashtu ka paralajmëruar Turqinë për sanksione të mundshme nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja me Rusinë.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Brendshëm në SHBA, Patrick Shanahan, këtë muaj theksoi se Turqia do të përjashtohet nga programi i avionëve F-35 nëse fillon me blerjen e sistemit raketor nga Rusia. Erdogan kishte thënë se do të diskutojë për këtë çështje me presidentin Donald Trump në Samitin G-20 që pritet të mbahet këtë muaj. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Ankaraja do t’iu kundërpërgjigjet sanksioneve të mundshme nga Uashingtoni.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *