• |
ide | kryesore

Van der Meyde i premton Inter: “Do sjell në Milano Lukaku”

Sport

Romelo Lukaku është emri që i bën të ëndërrojnë tifozët e Inter, me shpresën e një rikthimi protagonistë në kampionat, por edhe Europë. Sulmuesi i Manchester United është objektivi kryesor i zikaltërve i kërkuar me ngulm nga Antonio Conte, por duket se kanë gjetur një aleat të pashpresuar për të bindur belgun të mbërrijë në Milano.

Shtatlarti ka qenë shok udhëtimi surprizisht me Andy Van der Meyde: ish-sulmuesi i Inter e ka shoqëruar me makinë Lukaku i ftuar në një program tv për emitentin hollandez VTBL, duke postuar edhe një foto në Instagram. Një tifoz zikaltër i ka kërkuar menjëherë Van der Meyde ta sjellë në Milano qendrën e Manchester United dhe hollandezi i ka shkuar pas lojës duke u përgjigjur “të shpresojmë”, duke bërë kështu të ëndërrojnë tifozët interistë.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu