• |
ide | kryesore

Ndërprerje energjie në Tiranë, OSHEE tregon cilat zona do të mbeten pa drita

Lajme



Ditën e enjte, disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë furnizim me energji elektrike përgjatë orareve të ndryshme.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë të ditur përmes një njoftimi se për shkak të punimeve në rrjet që konsistojnë në rikonstruksionin e disa kabinave, energjia do të ndërpritet në harkun kohor nga ora 09:30 deri në orën 15:00.

Zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike janë:

09:00-12:00- Rruga “Mine Peza”,  Rruga “Mehmet Brocaj”, zona Fushë Mëzez.

01:00-06:00- Rruga “4 Dëshmorët”, Rruga “Thanas Ziko”, Rruga “Riza Cerova”, Rruga “Bardhyl”, Rruga “Kongresi i Manastirit” (pjesërisht), Rruga “Qazim Vathi” , Rruga “Ali Baushi”.

09:00-15:00- Rruga “Idriz Dollaku”.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *