• |
ide | kryesore

Dwayne Johnson nderohet me çmimin shembull për të rinjtë

Paparazzi, Slider



Dwayne Johnson u nderua me çmimin prestigjioz “Generation Award” në “MTV Movie & TV Awards 2019”, që u jepet aktorëve që me kontributin e tyre në kinema dhe televizion janë shndërruar në ikona në këtë sektor.The Rock shfrytëzoi eventin dhe skenën për të dhënë disa këshilla të mençura: “Dua të ndaj një leksion që kam mësuar ndër vite. Gjëja më e fuqishme që mund të bëjmë është të jemi vetvetja. Më kujtohen fillimet në kinema. Një wrestler 1.96 metra i gjatë, 125 kg, ç’do të bënin me mua”?“Fillimisht mendova se duhet të ndryshoja për të aktruar, por më pas kuptova se nuk duhet të ambientohesha në Hollywood, por ishte Hollywood-i që duhet të ambientoheshe me mua. Dhe kështu ndodhi. Sot jam këtu duke tërhequr çmimin “Generation Award”.
Në fund të fjalimit të tij, tha: “Është mirë të jesh i rëndësishëm, por është më e rëndësishme të jesh i mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *