• |
ide | kryesore

George Clooney dhe familja Obama një fundjavë relaksi në Como të Italisë

Paparazzi, Slider



George Clooney do të ketë miq specialë këtë fundjavë. Do të mbërrijnë në Milano të premten dhe më pas do të transferohen në Laglio, në vilën e aktorit, i cili së bashku me të shoqen Amal do të presin ish-presidentin amerikan Barack Obama, bashkëshorten Michelle dhe vajzat e tyre.
Shtëpia Oleandra mbushet shpesh me miq të zgjedhur, aktorë hollivudianë, por këtë herë janë marrë masa të rrepta sigurie.
Bashkia e qytetit ka mbyllur disa rrugë, për më shumë siguri për personalitetet e famshëm. Madje, ka dalë dhe një urdhër, që ndalon kalimin e njerëzve pranë vilës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *