• |
ide | kryesore

Bashkia e Kukësit padit për shpërdorim detyre anëtarët e KZAZ-së

Lajme, Të fundit



Anëtarët e KZAZ nr.11 të qytetit të Kukësit janë paditur për shpërdorim detyre nga Bashkia e Kukësit.

Duke theksuar se anëtarët e kësaj KZAZ-je vazhdojnë të mbajnë të bllokuara, në mënyrë të paligjshme, mjediset në Shkollën e Mesme “Havzi Nela”, Kryebashkikau Bashkim Shehu, shprehet se: pavarësisht se anëtaret e KZAZ-së kanë marrë dijeni për shkak të detyrës, për anullimin e datës së zgjedhjeve vendore, ata vijojnë të mbajnë të bllokuar një objekt në pronësi të Bashkisë Kukës.

“Mos-dorezimi i objektit ne pronesi te Bashkise Kukes nga ana e KZAZ-se, cenon veprimtarine institucionale dhe marredheniet juridike te vendosara me ligj”, shkruhet në padi.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *