• |
ide | kryesore

Kandidati i Berishës për bashkinë e Kukësit akuza ndaj socialistëve pas humbjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kukësit



Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka reaguar pas humbjes së tij për kryebashkiak, ku fitoi rivali i tij socialist, Albert Halialj.

Në një reagim në ‘Facebook’, Vata falënderoi mbështetësin e tij dhe demokratët që i dhanë besimin, duke e votuar.

REAGIMI

Të dashur miq, të dashur bashkëpunëtorë, të dashur demokratë, të dashur kuksianë! Dua të falenderoj, së pari strukturën e Partisë Demokratike në Kukës dhe familjet e tyre për qëndresën dhe mbështetjen në këtë sfidë të pabarabartë në shumë drejtime.
Demokratëve që më dhanë besim duke më votuar, u jam përherë mirënjohës.
Miqve që më mbështetën vazhdoj të jem borxhli dhe mirënjohës. Përsëritja e asaj që të gjithë bashkë e kemi parë me sy është e panevojshme. Dua të theksoj se vetëm në pushtetin e Edi Ramës skandalet politike, morale dhe shoqërore nuk reflektohen në rezultat, por e thellojnë atë në favor të shkelësve.
Patronazhistët dhe super-ministrat ishin në Kukës me torbën plot, të lekëve dhe premtimeve, por tabloja e Kukësit të zbrazur në 10 vitet e pushtetit të tyre flet pa pasë nevojë për dorëzanë.

Rezultati i zgjedhjeve, me gjithë deformimet, presionin, shitblerjet e votës, krimin shtetëror duhet lexuar me kujdes. Ne sot mbyllëm një fushatë, por jo misionin tonë që në Kukës dhe në gjithë Shqipërinë të kthejmë zgjedhjet e lira. Uroj që vota e çdo qytetari Kukësian , të mos shpërdorohet. Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje.

Miqësisht,

Emri VATA



13 Comments

  1. Keto jane zgjedhje lokale dhe ne qofte se kuksianet ne vend te nje administratori te mire per qytetin e tyre duan qe zyra e kryetarit te jete kinema per filma porno eshte e drejta e tyre.Evropianet thone se cdo popull ka qeverin qe meriton.

  2. Humbjen më të thellë, Berisha e kishte në komunën e Flamur Nokës, Shishtavec , ku Halilaj mori 871 vota, ndërsa Vata vetëm 377 vota.
    Kjo është një tjetër shuplakë brenda pak muajsh për Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Kjo tregon se Berisha vijon të humbasë mbështjetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.

  3. Te vertetat, bemat e vjedhjet ne mjerim te ketij pushteti, me sa duket nuk e prekin ne sedren demokratike kete popull, e aqe me keq, Kuksianet,.Me kete stil , frike e mjerim, duket jane mesuar e pershtatur, e kete kerkojne.Sipas hapit behet edhe udha, kur populli fle, trembet, e ha sapunin per djathe, gjithmon i shtypur e perdhunuar do te mbese.Harresa semundje e rende per mos te pare te aredhmen.

    1. Mire ja beri Enver Hoxha ketij populli,kete po i bejne edhe femijet e bllokmenvet.Popull dele.Sl lesh ne Koke kur ngordhi diktatori,te njejten gje do bejne nese vdes Ky i sotmi.E ju prisni te protestoje,apo bojkotoje ne votimet qe nuk ndryshojne shume me ato te komunizmit.

  4. Kuksianet e urrejne Flamur Noken sepse ai eshte aksioner ne trau i kukesit thone gjithe kuksianet. Neveria per Sali Berishen dhe Ilir Meten rritet cdo dite.

  5. Me vjen keq per Emri Vaten qe mori kostot e Berishes dhe disa deputeteve super te konsumuar qe vendosin nga nje kollare dhe dalin e shajne ne parlament dhe kujtojne se fitohen votat. Keqardhje per z. Vata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *