• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh? Meta lajmëron konferencë në orar të pazakontë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta do të mbajë një deklaratë për shtyp mëngjesin e së martës. Zyra e shtypit e kreut të shtetit njoftoi se ajo do të mbahet herët në mëngjes (ora 08.00), por pa sqaruar detaje nga konferenca.

“Të nderuar kolegë! Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do japë nesër (25 qershor 2019) një deklaratë për shtyp në ora 08:00, në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Ftohet media të jetë e pranishme, edhe me transmetim LIVE! Ju faleminderit për bashkëpunimin!” – thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidentit të Republikës.

Pak ditë më parë, Meta kërkoi informacion nga KQZ për numrin e saktë të deputetëve në parlament dhe pasi mori përgjigje kërkoi sërish të dhëna mbi mënyrën e zëvendësimit të mandateve të lëna bosh nga PD dhe LSI.

Kjo lëvizje e Metës u pa si hap për shpërndarjen e parlamentit pasi mazhoranca nisi procedurat për shkarkimin e tij. Gjasat janë që Meta të thërrasë një tryezë të partive politike, ose të shpallë një tjetër datë për zgjedhjet lokale. Mbetet për tu parë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Sovrani foli-Meta fitoi gjyqin 5me 0 ne kohen e Haxhi Berishes,kur vidhte me 7%,e cfare do na thote,maksimumi do vrase vehten ose do vdese si Alende duke mbrojtur Kushtetuten dhe lahuten.Kar si Shkullazi.

  2. Nje kar komplet ,nje bufone apo do shpalle daljen nga NATO dhe do hyje ne traktatin e Varshaves apo do dhjese me Moniqen nga haleja nr11.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *