• |
ide | kryesore

Pa trajner, pa lojtarë e pa program: Flamurtari në kaos të plotë

Sport



Qetësi e frikshme në Vlorë: nuk flitet për merkato, nuk ka trajner, nuk ka asnjë sinjal për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, e ka vetëm lojtarë të larguar, apo nga ata që pop resin të largohen. Kushte aspak optimale për të qenë të qetë, ndaj dhe heshtja e drejtuesve të kuqezinjve shqetëson gjithë ambjentin, duke mbytur edhe atë pak shpresë të futbollistëve, për një kthesë thelbësore të situatës, që zgjat që nga sezoni i kaluar.

Flamurtari u kthye dhe vazhdon të jetë një supermarket për Superioren dhe pas Mustës, Bathës, Torasës e Kale, eksodi mund të vazhdojë me Kolicin, që po sheh mundësitë për ta luajtur në Greqi, sezonin e ardhshëm, ashtu si Veliu e Sukaj që kanë oferta, mbi të gjitha nga Kosova. Në rrugën e daljes është edhe Pollozhani, i cilin mund të kthehet të luajë në Maqedoni. Me 9 lojtarë më pak shumë shpejt, Flamurtari ka tashmë pak emra dhe shumë të rinj për të ndërtuar skuadrën për edicionin 2019-20. Por edhe në këto kushte, skuadra ka nevojë për qartësi dhe kjo qartësi në Vlorë mungon: asnjë program për ditën kur Flamurtari do të nisë përgatitjet, asnjë lëvizje në merkato për të riparuar dëmet.

Në Vlorë vuajnë ende sezonin e kaluar, mes pagash të padhëna e me lojtarë që pavarsisht largimit duhet ende te paguhen. Administratori Idrizi ka premtuar se situata do të zgjidhet, madje ka udhëtuar edhe drejt Turqisë, por gjërat nuk kanë ndryshuar dhe me fanellën kuqezi momentalisht është vetëm Ribaj dhe lojtaret e rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *