• |
ide | kryesore

“Ligjet” i rrëzuan dekretin për përmbaruesit privat, Meta sqaron arsyet e kthimit të ligjit

Lajme, Të fundit



Në përgjigje të votimit të Komisionit të Ligjeve, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë me dije arsyet pse ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “PËR SHËRBIMIN PËRMBARIMOR GJYQËSOR PRIVAT”.

Në një deklaratë ku përmbledh argumente të kthimit të ligjit, Meta konstaton se disa nene të tij nuk janë në harmoni me legjislacionin aktual në fuqi, që për pasojë mund të sjellë zbatim të gabuar të tij në praktikë, apo keqinterpretim që mund të cënojë parimet kushtetuese të sigurisë juridike dhe veprimtarisë së lirë ekonomike. “Ky ligj nuk përcakton një mekanizëm të qartë ligjor për të evidentuar nevojën reale mbi përcaktimin e numrit të përgjithshëm të përmbaruesve gjyqësor privat, si dhe shtrirjen e këtij shërbimi në të gjithë territorin e vendit.”- shkruhet më tej në përmbledhjen sqaruese të Presidencës.

Duke u bazuar në këto konstatime, kreu i shtetit vlerëson se është momenti që këto dispozita të rishikohen nga Kuvendi me qëllim qartësimin dhe përmirësimin e tyre. Meta vlerëson se “Përcaktimi i një politike të qartë dhe të shprehur mbi këtë çështje është detyrë e organeve shtetërore që ushtrojnë autoritetin rregullator mbi të dy këto shërbimeve”.

Ndërkohë, në mbledhjen e ditës së sotme, Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e presidentit për ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, që iu riktheu Kuvendit për rishqyrtim.

 

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *