• |
ide | kryesore

Aksident në Thumanë– Fushë-Krujë, ndërron jetë 18-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Thumanë – Fushë-Krujë.

Për shkak të këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një 18-vjeçar. Aksidenti është shënuar në afërsi të vendit të quajtur ish-Këneta.

Mendohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën lëvizte mjeti në rrugë. Automjeti ka dalë nga rruga në aksin e vjetër të rrugës së Krujës, duke lënë për pasojë 1 të vdekur.

Përveç viktimës, janë plagosur edhe 3 persona të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *