• |
ide | kryesore

Dyshimet për problemet shëndetësore, Merkel shpjegon dridhjet në takimet zyrtare

Planet



Pas dy daljeve në publik, ku shfaqej duke u dridhur, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për herë të parë mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Gjatë punimeve të Samitit të G20-s, të zhvilluar ditën e sotme në Japoni mes liderëve të 19 vendeve më të zhvilluara dhe më të industrializuara në botë, si edhe nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, Merkel është pyetur nga gazetarët lidhur me episodet e fundit që ngjallën kureshtje dhe shqetësim rreth shëndetit të një prej figurave qendrore në politikën evropiane dhe botërore. “Jam mirë, jam e bindur që kjo që më ka ndodhur, siç ka ndodhur, ashtu edhe do të largohet së shpejti”, është shprehur kancelarja.

Në përfundim të Samitit, liderët e G20-s ranë dakord mbi parimet themelore që mbështesin një sistem të tregtisë së lire. Në deklaratën e përbashkët u tha se “tregtia dhe tensionet gjeopolitike janë intensifikuar”.

Të gjitha vendet e G20-s, përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ripohuan përkushtimin e tyre për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për luftimin e ndryshimeve klimaterike, duke theksuar se ky pakt është “i pakthyeshëm”.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *