• |
ide | kryesore

Gjendet te liqeni një vajzë 4 vjeç, policia: Na ndihmoni të gjejmë familjarët, quhet Merkel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë e vogël, vetëm 4 vjeç, është gjetur e vetme te Liqeni Artificial mbrëmjen e së mërkurës. Policia bën apel për ndihmë për gjetjen e familjarëve.
Policia thotë se vajza quhet Merkel, ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112”, njofton policia



3 Comments

  1. Nona e vet me siguri duke naviguar ne Instag apo tik tok dhe fëmija per qejf te vet…me pas normal qe humb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *