• |
ide | kryesore

Gjermania nderon Angela Merkel me dekoratën më të lartë të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Merkel



Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, është dekoruar me çmimin më të lartë të shtetit. Gruaja e parë që ka udhëhequr Gjermaninë, është dekoruar me çmimin Kryqi i Madh i Urdhrit të Meritës, për arritje të veçantë. Çmimi i është ndarë nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, në një ceremoni të organizuar në Berlin.

Në atë organizim kanë marrë pjesë kancelari aktual gjerman, Olaf Scholz, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe ish-trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë në futboll, Juergen Klinsmann. Merkel ka folur gjatë mbrëmjes për “shumë përvoja të mira” përgjatë vjetëve sa ka qenë kancelare.

Vetëm dy ish-kancelarë të Gjermanisë janë nderuar me çmimin e njëjtë në të kaluarën: Konrad Adenauer, lideri i parë i Gjermanisë së pasluftës, dhe Helmut Kohl, i konsideruar si arkitekt i ribashkimit të Gjermanisë. Merkel njihet për drejtim të Gjermanisë në kohën e krizës financiare globale, në kohën e krizës së borxheve në Eurozonë, dhe përgjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, kritikat ndaj saj rëndojnë për qasjen që e ka pasur ndaj Rusisë. Në nëntor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se ka synuar të organizojë bisedime evropiane me presidentin rus, Vladimir Putin një vit para luftës, mirëpo nuk ka parë asnjë mundësi që mund të ndikojë te presidenti rus, meqë ka qenë në fund të mandatit.

Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste. Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë. Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji. /REL

LEXO EDHE: Lufta në Ukrainë, Merkel: Më mungonte fuqia për të ndikuar te Putini



9 Comments

  1. -/ Si lidere veterane në Bashkimin Evropian, edhe qëndrime tjera politike të saj janë kritikuar me raste. Aty përfshihet vendimi që Gjermania të hapte dyert për refugjatët më 2015, si dhe të mbyllte të gjithë reaktorët bërthamorë. Në tetor të vitit të kaluar, Merkel ka thënë se nuk pendohet për vendimet që ka marrë sa u përket politikave për energji. /-

    Dy vendime katastrofike për Gjermaninë, sidomos ajo e refugjatëve. Ato janë bomba me sahat që e shfaqin kokën më vonë kur kësaj zonje i ka mbirë bari. Dhe ku të pendohesh kur nuk të dënon njeri për fajet që ke bërë!!

    … Oh dhe urime për çmimin //

  2. Qelbesira komuniste gjermano lindore. Kjo dhe tirania jane nje 1. Si shkoi fshatarja i shtronte tapetin e kuq atleve te rames. Ptyy fisqire

  3. Ja dhanë këtë medalje për kontributin e madh që ajo zhvilloi që na bëri dhuratë një diktator i quajtur Putin dhe mos dëgjuar këshillat amerikane.

  4. Merkel ka kontribut te madh per bashkimin e dy pjeseve te kombit te saj dhe bashkimin e Europes
    Kur flitet per pranimin e refugjateve si difekt mjafton te kujtojme miliona ukrainas qe hyne ne vendet e BE me fillimin e luftes, ndaj akuzat jane qesharake.

    Merkel punoi per paqen e jo per fufte dhe shqiptaret gjeten tek Kancelarja e Gjermanise, si Shqiperia edhe Kosova, nje mbeshtetje pa kushte e mike te kombit tone.

    Mirenjohje te pakufishme zonja Merkel !

    1. Ti ‘I paemër’ qënke pallë fare, ça ka bërë Merkel për Shqipërinë e Kosovën, një lesh ka bërë. Kjo ja futi Gjermanisë, jo vetëm emigrantët që morri dhe nuk arriti ti integrojë por mos harrojmë dhe skandalin ‘diesel’ të industrisë së makinave dhe mënyrën si e kaloi poshtë rogozit. Varësinë që krijoi ndaj gazit e naftës ruse vetëm për të kënaqur biznesin e madh me çmimin e lirë të gazit. Mosrealizimin e objektivave për uljen e emisioneve dhe mbylljen e reaktorëve bërthamorë duke vazhduar prodhimin e energjisë me termocentrale me qymyr…etj

  5. O Flamur, analizo qeverinë tënde, se gjermanët i zgjidhin vetë punët e tyre.
    Mosmirënjohja është shenjë e harbutit…

    1. Kurse militantizmi i jot eshte semundje lindore. Spi uj fare truri. Ai shume mire ben qe flet e para dhe e dyta ska gjenpernte analizuar ne shqiperi o kar me zile. Eshte bardh e zi. Po ti rri, vazhdo, bej filozofin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *