• |
ide | kryesore

Aksidenti i rëndë në Korçë, policia jep detaje të reja

Lajme, Të fundit



Policia thotë se në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Kapshticë, mjeti tip “ML” me drejtues shtetasin O.B, 47 vjeç, ka aksidentuar tre kalimtarë në rrugë, konkretisht shtetasen A.G, 32 vjeçe, shtetasen V.Ç, 34 vjeçe, banuese në Kapshticë si edhe një fëmijë ende i paidentifikuar, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen dy shtetaset dhe është transportuar fëmija në gjendje të rëndë shëndetësore drejt Spitalit të Korçës.

“Drejtuesi i mjetit shtetasi O.B, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit, ku pas kryerjes të testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në reagimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *