• |
ide | kryesore

Manolas është një lojtar i Napolit: çështja është qershor apo korrik…për Romën

Sport



Kostas Manolas është një lojtar i ri i Napoli. Në mbrëmjen e sotme janë kaluar edhe pengesat e vogla, që sidoqoftë nuk e kishin vënë asnjëherë në diskutim tratativën: megjithatë konfrontimi mes të kaltërve e Romës ka ndryshuar modalitetin e negociatave. Fillimisht Napoli duhet të paguante 16 milionë euro plus kartonin e Diawara (vlerësuar 18 milionë plùs dy bonus) në arkat e Romës për të arritur 36 milionët e klauzolës së parashikuar për zgjidhjen e kontratës së mbrojtësit. Ndërkohë, De Laurentiis do ta paguajë tërësisht klauzolën e Manolas, me Pallotta që do të investojë 21 milionë euro për të patur Diawara.

Manolas do të firmosë një kontratë 5 vjecare prej 3,5 milionë euro në sezon, që me bonus mund të arrijë 4. Tani klubet po nxitojnë të këmbejnë dokumentat: verdhekuqtë duan të mbyllin tratativën brenda mesnatës për ta përfshirë shitjen në bilancin me e datës 30 qershor, që do të ishte oksigjen në lidhje me Fair Play Financiar. Edhe në rast dështimi të afatit kohor, është gati plani B. Nëse shitja e Manolas zyrtarizohet në korrik, mund të përfshihet financiarisht në qershor, si ndodhi në 2017 me transferimin e Rudiger tek Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *