• |
ide | kryesore

Raporti i OSBE / Pronarët me interesa politike. Klan dhe Top Channel pozitivë me PS

Arkiva, Kryesore



Raporti paraprak për zgjedhjet i ka dhënë një shuplakë të fortë mediave shqiptare, mënyrës se si ato pasqyrojnë realitetin dhe sidomos pronarëve të tyre që për interesat ekonomike anojnë hapur politikisht. “Media nuk pati pavarësi dhe nuk i shërbeu informimit të publikut tha gjatë konferencës për shtyp shefja e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Audrey Glover.

Ajo shtoi me gojën e saj se interesat e pronarëve që mbrojnë njërin krah politik ndërhyjnë në redaksi duke shkatëruar politikat e pavarura editoriale. Ndërsa në raportin e shkruar ku gjendet edhe një senksion që i kushtohet pasqyrimit të mbulimit mediatik të dy partive kryesore politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, thuhet se në edicionet e lajmeve në të gjitha mediat e monitoruara, PS-ja siguroi midis 29 dhe 34 % të hapësirës informative, ndërsa PD-ja qendon në kufirin midis 20 dhe 26 % të këtij mbulimi.

Por raporti bën dhe përcaktimet se nga anuan televizionet e mëdhenj: “Veçanërisht, dy televizionet më të ndjekura, Top Channel dhe TV Klan, e mbuluan PS-në me tone kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe negative. Në kontrast me to, Neës 24, e mbuloi PS-në me tone kryesisht negative dhe neutrale, kurse PD-në me tone kryesisht neutrale dhe pozitive. Po kështu, Vizion Plus e mbuloi PD-në një mënyrë kryesisht pozitive dhe neutrale, kurse PS-në në mënyrë më të ekuilibruar dhe në një raport të barabartë mbulimi pozitiv dhe negativ. Kanali publik, RTSH-1 është më neutral se mediat private, ku PS-ja u trajtua në një mënyrë kryesisht neutrale dhe pozitive, kurse PD-ja me ton kryesisht neutral.”- shkruhet në deklaratë e misionit të OSBE-ODIHR.

Në fakt në këtë konstatim nuk ka asnjë surprizë. të gjithë e dijnë se kujt i shërbejnë televizionet e mëdha. Por ky ‘lajm” ka vlerë vetëm se vihet në gojën e OSBE ODHIR.

©lapsi.al



18 Comments

  1. Shpulla e xha Jahos dhe Sander mafishja do mbeten ne histori si dy kamikazet e demokracine duke i sherbyer me zell diktatoreve te ketij vendi.

  2. Medja shqyptare osht medja moe mir n ballkan dhe n europ . Qikjo osht e vertet dhe gjith shqyptart e din kte fakt qy medja shqyptare osht e pavarun nga pavarsia.

  3. Top e clan trushperlares. Mos I gezofshin milionat qe I gezojne nga korrupsioni me pushtetin.
    Minues te demokracise. Te fala SANDER MUTIT

  4. Po faxnews,oranews,syri tv,shijaktv,po 580 portalet afer pd pse gloveri nuk flet per to,24 ne 24 flasin 100%kundra ps,kjo per lulune dhe ju shpellare quhet demokraci

    1. Cfarje duke thene mor IDIOT.
      Fakti qe jane kundra diktatures nuk do te thote qe jane afer PD-se.
      Pastaj, dashke me na mbyll dhe portalet ti zoterote?

  5. I paemer i ps topi dhe klani kane marre license kombetare dhe marrin dhe para nga shteti si para nje muaji prandaj boll na u lodhe tu na ba gojore

  6. vizion plus mbuloi pd ne meny pozitive dhe neutrale .talleni ju ,sokol balla,mingjozi,vasjari gjith naten shajn pd.

  7. Pu juve jeni neutral? Shihni në pasqyrë herë pas here se nuk bëni keq. Dhe jua them si lexues i rregullt, që nuk votova, që dua thjesht të mirën për këtë vend.

  8. Mete si meta gojoren e keni zanat vete keni 6 muaj qe keni fituar para te madhe I ke kenaqur shpellaret me gojore o mete si meta,shko futini dhe nga nje gojore atyre te astiri per fitoren e luluse

  9. Te gjithe ata qe kane transmetuar fushaten e rames jane kazane sic u thote ai vete.vetem tv shijak i ben opozit rames dhe per fat te keq eshte televizioni me i varfer ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *