• |
ide | kryesore

Djali i Olldashit kritika PD-së: Jemi infektuar nga mendësia komuniste

Lajme, Të fundit



Djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauk Olldashi, i rikthyer prej pak kohësh nga Anglia për t’u angazhuar në politikë në Shqipëri,  i zhgënjyer nga zgjedhjet e 30 qershorit ka reaguar ndaj Partisë Demokratike.

Olldashi është shprehur se PD fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim e frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët.

Sipas tij, Basha nuk i ka pyetur demokratët për vendimin për të mos u futur në zgjedhje. Sipas tij, kush kundërshton brenda partisë shpallet tradhëtar. Këtë lloj mendësie Glauk Olldashi e cilëson si komuniste, duke shtuar se nuk dot të mërzitet nëse do ta etiketojnë edhe atë si tradhëtar.

“E Diela ishte dita në të cilën do të kisha ushtruar për herë të parë të drejtën e votës. Nuk e bëra, edhe pse e kisha pritur këtë ditë prej kohësh. Demokratët nuk i janë trembur kurrë proceseve zgjedhore sepse ato janë për ne prova dhe sprova e demokracisë.

PD-ja fiton zgjedhje vetëm kur ndjell besim dhe frymëzon demokratët dhe të gjithë shqiptarët që edhe pse nuk kanë bindje të caktuara politike besojnë tek fryma që forca jonë përfaqëson. A është në popull ky besim? Zgjedhjet e 2015 dhe 2017 treguan që, Jo. Tek procesi i 2019 nuk e testuam besimin e popullit. Tashmë ky akt, i cili i dha 61 bashki PS – A do t’i vlejë kësaj force politike? Po për ne a do të vlejë?

Fakti i hidhur është që PD nuk do të menaxhojë më asnjë pushtet. Kush ka faj? Sigurisht që përgjigja që na vjen në mendje kur na pyesin është “vetja”. Por, demokratët nuk u pyetën për vendimin e mospjesëmarrjes, në fakt demokratët jo vetëm që nuk pyeten më në PD, por edhe kur ndonjëri guxon të kundërshtojë shpallët “tradhëtarë”. Kjo mendësi komuniste, edhe pse e huaj për partinë tonë, na ka “infektuar”. C’farë është kura? Për mendimin tim do na bënte mirë një proces zgjedhor për ristrukturimin e partisë tonë. P.S., Po më quajtët tradhëtar……. nuk mërzitem



15 Comments

  1. Ky te na tregoje ku gjeti parate per dhjetra mijeta paund viti ne Londer..Te na tregoje korrpsionin e te jatit..te n tregoje perse eshte bere pale me baxhellen e Azemit

    1. Jo vetëm ai por dhe të gjithë soj e sorollop të politikanëve që jetojnë jashtë me lekët e vjedhura nga etërit e tyre.

  2. Pas nxjerrjes se SMS-se nga Presidenti Meta sot,ku Rama fliste se si do shkaterroje opoziten,eshte e lehte te kuptohet nga vijne keto zera palidhje fare !Nejse,Jozerudinen dhe buçemajlinden i kuptojme por te voglin Olldashi e beni ze ?!Sa vite ka i biri i Sokol Olldashit,kemi ne ne PD,tani mos e krekosni se duhet te kaloje shume,shume hapa apo jo i majti Bushati qe nuk te ndahet shpirti nga perversitetit !!!!

  3. E kam lexuar ne portalin tuj qe elexoj per dit megjithse jam larg nga vendi I jone qe ky njeri ka marr pjese ne perkrahje te Bashes ne protesta ku esht morali i ketyre njerzve nuk i them trathtar por i pa moral

  4. Gjithe shqiptaret kane nga pak mendsi komuniste. Cfare ka per te mos pranuar? Kur dhe ku u pastruam?! Duke jetuar ne shqipri ku edhe pas 30 vjetesh kemi hyre me vetedije prap ne diktaturen e pasardhesve te paraardhsve te vet pa e prekur demokracine e vertete?! Nje te vertete ka thene.

  5. edhe ky si goca e hajdakarit, kush i sjell keta me qafsh ndonje i/e deleguar i/e sorosit ? ktij i ka shku jeta vaj tani futet dhe ne politik. komunisti modern sot bertet kunder komunistit

  6. Tamam e ke thene o i biri i Kolit te ndjere i cili po te mos e kishte vrare komunisti Berisha sot PDja do ishte ne pushtet dhe qe ka mendesi komuniste PDja nuk do mend e kalem se nuk ka si ndodh ndryshe me nje parti qe udhehiqet nga nje komunist i cili sherbente direkt ne byrone politike dhe eshte i brymosur me ato parime plus qe eshte e mbushur me ishsigurimsa dhe me te pashkolle….

  7. Mos e turpero Babain sepse.eshte turp ta turperosh ate lider dhe i nderuar ne partine Demokratik Apo te paguan sorosi shkollen dhe jeni te detiruar te flisni keshtu ne qofte se Lulzim Basha nuk do kishte dorezuar mandatet dhe do merte pjes ne keto votime dhe jo zgjedhje ateher Partia Demokratike do ishte shperber dhe kjo ishte nji gje e sigurte sepse mafia nderkombetare eshte shum e fuqishme qe po vjedhin dhe saboton shqiperin.

  8. Shkeputur nga intervista e djalit me 8 Mars

    Mendoni se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme vendore?

    Ky është një vendim, sa politik, aq edhe historik. Duhet të dinë ta vlerësojnë sa dhe si vendimmarrësit përkatës. Forcat politike duhet të përballen me votën e qytetarëve për aq kohë sa garantohet një proces zgjedhor demokratik dhe transparent.

    gjykojeni vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *