• |
ide | kryesore

‘Like’ i Milinkovic-Savic në fanellën e Psg: Tare nuk është fare i lumtur për këtë

Sport



Milinkovic-Savic i shkel syrin Psg. Mesfushori i Lazio ka vendosur në Instagram një ‘like’ në foton e fanellës së re të Psg, postuar nga faqja serbe Butasport.rs. Një e dhënë e mundshme për preferencat e 24 vjecarit? Mund të jetë edhe kështu, por kjo nuk do ti pëlqejë aspak Drejtorit Sportiv, Igli Tare. Shoqëria bardhekaltër, me daljen publike të vetë shqiptarit, ka sqaruar vetëm 48 orë më parë, se lojtari sapo ka rinovuar kontratën (deri më 2023) dhe është i lumtur të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytet.

Sidoqoftë vetë Igli Tare nuk e ka mbyllur përfundimisht mundësinë e mesfushorit serb, nëse vjen nga klubet e tjera, një ofertë e parefuzueshme. Në terma konkretë Lazio është e gatshme të ulët në tavolinë e të nisë bisedimet duke filluar nga 90-100 milionë. Nuk mjaftojnë, për momentin, 65 milionë euro vendosur në tavolinë – bashkë me kartonin e Kurzaëa – nga kampionët e Francës. Koha për të rinisur një tratativë si duhet është dhe Psg duket e vetmja pretendente, sepse Juventus po sheh me shumë më tepër interes pistën Pogba.

View this post on Instagram

Domaći dres PSŽ-a za sezonu 2019/20.

A post shared by BUTASPORT.RS (@butasport.rs) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *